Edhe pse seanca parlamentare është ndërprerë, kjo nuk e ka penguar deputetin e PD-së Edi Paloka, që të çojë deri në fund paralajmërimin e tij lidhur me ministrat.
Paloka u shpreh ‘live’ në rrjetet sociale se ka ‘Babale’ për të gjithë, dhe se Rama nuk do të arrijë që të mbrojë të gjithë kriminelët që ka pas vetes.
“Është Edvin Rama kapoja i mafies dhe krimit në Shqipëri, për këtë arsye janë këta ministra që janë që do të dalin të gjithë, kanë babalet e tyre këta të tjerët, me radhë do dalin e le të thotë pastaj që opozita po pengon integrimin. I kërkojmë shkarko Fatmir Xhafajn e ky ça bën, liron Saimir Tahirin.
Ai tha se i vetmi hall i Ramës është të mbrojë të vetët. “Ka filluar duke mbrojtur kryetarët e bashkisë që vuri vetë të inkriminuar, vazhdoi me deputetët që vuri vetë, të inkriminuar, sot laku i ka ardhur tek ministrat, të parët janë ministrat e Brendshëm, të tjerët do vazhdojnë më pas, nga Tahiri te Xhafaj. Kjo është e vetmja punë dhe i vetmi hall që ka kryeministri”, tha Paloka më tej.
Kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ndërpreu sërish seancën për gjysmë ore. Ndërprerja e seancës erdhi pasi deputetja Albana Vokshi po fliste jashtë rendit të ditës. Ajo kërkoi të thirret me urgjencë në seancë dëgjimore kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike”, Blendi Kasmi më 4 qershor. “Zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë dhe sigurimin e jetës së gazetarëve”, tha Vokshi.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post