Ish-themeluesi i Partisë Demokratike Ilir Kaduku prej disa ditësh është shfaqur kritik ndaj qëndrimeve të kreut të PD-së Lulzim Basha. Ai nuk mungoi të shfaqej as në një foto së bashku me deputetin Tom Doshi.
Kaduku, tejet kritik me politikën e liderit të PD Lulzim Basha ironizonte këtë të fundit nga Vjena teksa pi një gotë verë me Doshin.
“Gëzuar Tom Doshi! Jam i sigurtë që ky urim do të ketë konseguenca të rënda politike dhe financiare për Familjen Kaduku, por unë i kam marrë parasysh të gjitha rreziqet!
Jam gati ta paguaj qofte edhe me jetë! Më fal Hollandezo që devijova vijen e partisë, por ky njeri e meriton këtë sakrificë sublime! Minimalja që mund të bej për një shkodran si ky”, shkruante Kaduku.
Më tej Kaduku ka pasur qejfmbetjet e tij edhe në lidhje me faktin se nuk është ftuar në disa evente të rëndësishme që kanë zhvilluar demokratët. E megjithatë ai ngushëllon veten me krahasimin që bën me Adriano Çelentanon.
Në një foto të postuar në rrjetet sociale ai shkruan se ngjan me Celentanon, dhe e uron atë për 80-vjetorin e tij të lindjes. Çfarë ngushëllimi!
(E.K/FAXWEB)