Era Istrefi performoi krah Will Smith dhe Nicky Jam në finalen e Botërorit, në stadiumin “Luzhniki’’ të Moskës.
Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ ku ka publikuar fotot më të bukura të tre artistëve që shkëlqyen në finalen e madhe, Will Smithka falenderuar Erën.
“Ti je e bukur, me shpirt delikat. Të vlerësoj shumë. Vazhdo të buzëqeshësh”, shkruan Smith.
Ndërsa Era i përgjigjet: “Faleminderit që ekziston”.