Kemi parë shpesh reagime nga moderatorja e njohur Albana Osmani, këtë herë ajo është irrituar nga disa portale të cilat kanë shkruar lajmin se këngëtarja e njohur Çiljeta kishte ndalur në një dyqan të thjeshtë për të blerë byrek me gjizë, ashtu siç bëjnë në fakt një pjesë e mirë e shqiptarëve.
Me anë të një psotimi në rrjetet sociale ajo shprehet “Fallcitet në karakter dhe stisjet janë ato që mbajnë erë gjizë!”, shkruan moderatorja.
Postimi i plotë:
Lexova një lajm ku diskutohej Çiljeta që blinte byrekë. Sa çudi ee? Se po i pati blerë në Lushnjë nuk do të diskutohej ëëë? Në këtë foto kam dosjen plot dokumenta të fondacionit që sot në 40 gradë e kusur duhet të mbaja radhë, për ti patur! Kam dy bukë që do ua çoj mamasë timë në plazh po sot, sa janë ende të ngrohta. Vetë i bleva, vetë mbajta qeset se nuk kam shërbëtor dhe as nuk do kem ndonjëherë. Sa të kem rini e forcë për të bërë çdo gjë vetë. Dhe çanta ime e kombinuar shumë bukur me veshjen sepse fundja jam vajzë e re dhe pjesë e TV dhe medias ku imazhi ka padiskutim rëndësi. Por kjo s’do të thotë që një byrek i blerë në lagje, në Lushnje apo i bërë nga gjyshja dëmton. Fallcitet në karaktet dhe stisjet janë ato që mbajnë erë gjizë! Big up për të gjitha vajzat që po ia dalin në jetë me forcë e kurajo!
(S.SH/Shuplaka)