Kreu i opozitës ruse Alexei Navalny, është liruar nga burgu, ku u dënua me 25 ditë burgu nën akuzën për organizim të një valë protestash të paligjshme.
Alexei Navalny u arrestua më 12 qershor, kur mijëra protestues u mblodhën për një protestë pa leje në Moskë.
Protestat e thirrura nga kreu i opozitës ruse ndodhën në më shumë se 100 qytete, një nga shfaqjet më të forta të opozitës së margjinalizuar prej vitesh.
Ndërkohë Alexei Navalny njihet për përpjekjet e tij kundër korrupsionit dhe një kundërshtar i hershëm i Kremlinit, synon të kandidojë për postin e presidentit të vendit në 2018. (S.SH/Shuplaka)