Prurja më e re në Kuvend, deputeti Spartak Braho është shprehur së fundi se Edi Rama është një nga kryeministrat më ditur dhe të mençur në këto 27 vjet.
Në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Braho tha se Rama e ka qejf punën, ndryshe nga paraardhësi i tij jnë PS, Fatos Nano.
Megjithatë ai ja njeh edhe difektet, moskonsultimin në vendimmarrje dhe përzgjedhjen jo të duhur të kuadrit.
Braho: Rama ka stilin e tij si kryeministër, do të lërë gjurmë gjatë qeverisjes. Është njeri i ditur, lëre çfarë thotë Saliu. Në këto 27 vjet hyn tek kryeministrat e ditur dhe të mençur. Nga më të diturit.
Qafoku: Krahasuar me Fatos Nanon?
Braho: Mos u tall, të paktën ky nuk ka ndërmend të ikë. Fatosi i ditur ishte, i mençur por nuk kishte qejf punën. Rama 18 orë i ka në zyrë. Punon. Merr vesh çdo gjë, interesohet për çdo gjë.
Qafoku: Difektet e Ramës?
Braho: Rama procesin e konsultimit për vendimmarrje duhet ta kishte, e ka gabim. Së dyti në përzgjedhjen e kuadrit nuk ka qenë i kujdesshëm dhe vazhdon të mos jetë. Shpresoj që në shtator ta rregullojë situatën. Ekonomia, ky që është, është djalë i mirë. Por duhet të kthejnë sytë nga specialistët. E gjithë piramida.
(E.K/FAXWEB.AL)