Evi Kokalari, e cila u shfaq krejt papritur në disa takime radhazi të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke i shprehur mbështetje në foltoret që po organizon kundër Bashës, gjatë ditës së sotme është takuar dhe me presidentin e vendit Ilir Meta.
Ajo shprehet e lumtur me mikëpritjen që i ka bërë Meta, ndërsa thotë se së bashku kanë pasur një bisedë të këndshme.
“Më vjen shumë mirë që më në fund takova presidentin Ilir Meta. Faleminderit për drekën e mrekullueshme dhe për bisedën tuaj të sinqertë”, shkruan Kokalari, e cila sapo mbërriti në Shqioëri pati një takim dhe me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Padyshim që në takimin mes Metës dhe Kokalarit është folur për zhvillimet e brendshme në PD, ku aktivistja duket se po shfaqet dhe si një kandidate në hije për ti rrezikuar vendin Bashës. Gjatë ditës së djeshme Kokalari hodhi një akuzë të fortë ndaj Bashës, kur tha se ka shitur Berishën, në mënyrë që të rimarrë vizën për në SHBA.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post