Kryeministri Edi Rama, ka shkuar për herë të dytë në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku po mjekohen disa efektivë policie dhe disa banorë të lënduar gjatë protestës para Kuvendit.
Burime për Fax News, bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në Spitalin e Traumës, ndërsa ende nuk ka një prononcim nga ai. Po ashtu mësohet se mediet nuk janë lejuar të qëndrojnë në oborrin e spitalit.
Kujtojmë se Rama ishte edhe më parë në spital, ku vizitoi të plagosurit, ndërsa gjatë një prononcimi për mediet, ai u qëllua me këpucë nga banorët që ndodheshin atje. Më pas policia ndërhyri duke shoqëruar disa prej banorëve.
Në protestë u lënduan 15 efektivë policie, 2 prej të cilëve në gjendje më të rëndë, si dhe disa protestues.
(B.B/ Faxweb.al)
Discussion about this post