Ju paralajmëruam më herët se Bes Kallaku do i rikthehet verës me një këngë, për të cilën kishte rezervuar edhe një surprizë, siç ishte pjesëmarrja e ijes së tij. Tashmë kënga është publikuar dhe po bën namin në You Tube.
Për tekstin është kujdesur vetë Besi, kurse muzika mban vulën e dy emrave, Mixey dhe Apollo, ndërsa ylli videoklipit është pikërisht gjyshja e aktorit.
Ndonëse kënga përmban nota humori, sikundër bën zakonish Besi, vlen të theksohet se ndër rreshta bien në sy edhe disa kunja për këngëtarët, teksa thotë:
Paska ulje çmimesh për me ble rritje klikimesh. Biznes muzikor është bërë si treg fruta-perimesh. Po rreni aq shumë sa edhe vetë i hani, e shifni si biznes edhe kur njëri-tjetrin shani.