14:58 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Paskal Milo rrëfen të pathënat: Çfarë më tha Simitis për Çështjen Çame

22:23 | 04/11/2016
në Politikë, Te Fundit
0

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në emisionin ”45 minuta” të gazetarit Denis Minga në Report TV ka zbuluar një detaj të pathënë më parë, të takimit të vitit 1999 në Athinë, kur së bashku me kryeministrin Ilir Meta ngritën për herë të parë Çështjen Çame.

Ndërsa kryeministri grek Simitis gjatë konferencës për shtyp mohoi ekzistencën e Çështjes Çame, duke vënë në siklet palën shqiptare, Milo tregon se kur e ka pyetur jashtë kamerave Simitis se përse mbajti këtë qëndrim kur çështja u diskutua në takim ai u përgjigj: “Pse si mendoni ju, se unë e kam të lehtë me mediat dhe opinonin grek këtu?!”.

Sipas Milos, kjo çështje duhet të zgjidhet me dialog dhe aspak me një klimë të tensionuar siç po ndodh sot. Për ish-ministrin e Jashtëm retorika me Greqinë sot ka shkuar kaq larg sa kjo mund të ndikojë edhe në një veto të mundshme të Greqisë për negociatat e Shqipërisë.

Ju ngritët në Athinë çështjen çame për herë të parë ku Meta ishte kryeministrit dhe ju ministër i Jashtëm në vitin 1999. Si u trajtua atëhërë cështja came dhe a ka ndryshim me mënyrën si po trajtohet sot ?

Ai moment ishte një moment menaxhimi i qetë diplomatic me shumë finesë dhe që të dy kryeministrit dhe unë që kam qenë present në takim e kemi trajtuar me realizëm por duke patur parasysh që është një ceshtje shume delicate sapo behet publike ndez gjakrat e palëve.

Po në takimin brenda me ju si reagoi kryeministri grek ndaj Çështjes Çame që ju parashtruat?

Do ju them vetëm një fjalë që po e them për herë të parë në studio . Kur e kam pyetur ish-kryeministrin e Greqisë në ate kohë Simitis duke i thënë që me  deklaratën tuaj para gazetarëve ju e keni vënë çështjen came në një pozitë mohuese dhe ne në një pozitë aspak të favorshme ai mu pëgjigj:  Pse si mendoni ju se unë e kam të lehtë me mediat dhe opinonin grek këtu”.Pra  unë mendoj që çështje të tilla delicate nuk zgjidhen duke i nxjerrë në pazar dhe duke akuzuar me terma të forta atë më të cilin kërkon që të arrish marrëveshjen .  Sepse në mes janë ngjarje që i ka rënduar e kaluara, kur ju shtohen edhe emocionet e ditës dhe llogaritë e përditshmërisë politike  atëherë bëhet sikur ju hidhet benzinë zjarrit. Në vend që të shuajnë zjarrin, qeveritarët bëjnë të kundërtën, godasin njëri tjetrin, bëjnë replika me një gjuhë aspak diplomatike.

 

Pas

Fotolajm/ Bayern dhe Real me fanella të bëra nga mbeturinat e gjetura në det

Para

Ish-Ambasadori amerikan: Serbia duhet të shpresojë në fitoren e Trump

Para

Ish-Ambasadori amerikan: Serbia duhet të shpresojë në fitoren e Trump

 



Të Fundit

Ministri Vengu takim me homologun turk Güler: thellim i bashkëpunimit strategjik në Mbrojtje dhe Siguri

Hapet grupkapitulli i fundit për integrimin e Shqipërisë në BE, reagon Rama

Shiste online mallra kontrabandë:Në pranga 26-vjeçari

Presidenti Begaj në Berat: Kujtesa e Kuvendit të Sinjës na thërret për bashkim dhe përgjegjësi kombëtare

Përmirësohet situata me zjarret në grykën e Paliskës, në terren ndërhyjnë helikopterët “Cougar”

Ukraina dhe Rusia pritet të nisin raundin e ri të bisedimeve sot në Turqi

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi paraqitet në SPAK

Oficerë të BKH-së në burgun e Durrësit! Erion Veliajt i komunikohen akuzat në qeli, kryebashkiaku firmos aktet në praninë e një prej avokatëve

”Digjen” Lapaj dhe daja i Shabanit/ Ja kush e merr mandatin e koalicionit ‘Nisma Shqipëria Bëhet’

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Aleksandër Lahon! Ja për çfarë akuzohet “Rrumi i Shijakut”

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.