03:51 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Paskal Milo: Shkenca shqiptare ka qenë e neglizhuar, ja si dështoi ajo me “shkopinj nën rrota”

22:29 | 06/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paskal Milo: Shkenca shqiptare ka qenë e neglizhuar, ja si dështoi ajo me “shkopinj nën rrota”

Paskal Milo, i ftuar në “Arena” në “Ora News”, është shprehur se në vitin 2013, u krijua një grup prej 12 personalitetet për të hartuar një program të detajuar për institucionin shkencor.

Ai tha se qeveria nuk e mori parasysh asnjëherë raportin dhe më vonë u krijua një raport tjetër prej 36 faqesh nga një tjetër komision, ku 33 faqe ishin historik.

“Shkenca shqiptare ka qenë e neglizhuar, kjo nis që nga kuotat e financimit, pasi që të japi produktin e vetë ka nevojë për një buxhet të lartë. Kur në 2013, programi i PS kishte një paragraf të gjerë për mbështetjen që do t’i jepej institucionit të shkencës. Ndaj një grup prej 12 personalitetesh u bashkuam, bëmë 10 takime dhe hartuam një program shumë të detajuar. Komisioni zgjati 7 muaj punë intensive.

Si përfundim në 5 qershor 2014 doli raporti se si duhej të zbatohej reforma. Propozimi i parë ka qenë që sistemi të korrigjohej, duke pasur parasysh detyrat që duhet të ketë shkenca shqiptare. Shkenca nuk duhet të konceptohet si harxhuese e të mirave shtetërore, por nëpërmjet projekteve të merrte financime e të bënte të mira.

Ne propozuam krijimin e një institucioni qëndron politik-bërës për shkencën në tërësi, në varësi të Ministrisë ose Kryeministrisë. Kur e dorëzuam, ne pritëm një reagim nga qeveria, por nuk na erdhi asnjë përgjigje zyrtare.

Ne insistuam. Ndaj u vendos përsëri në lëvizje një komision tjetër i  kërkimit shkencor, që bëri përsëri takime të tjera. Këto takime u zhvilluan në shtator 2016 deri në janar 2017. Dhe produkti i këtij të dyti, ishte një material prej 36 faqe, nga të cilat 33 faqe ishte historiku i dokumentacionit për shkencën. 

Projekti ynë nuk u pranua se thuhej se kishte mangësi, të cilat nuk u artikuluan asnjëherë. Dhe ne nuk e morëm vesh, kush i futi shkopinj në rrota projektit të pare”, tha Milo.

(S.SH/Shuplaka)

 

Etiketa: paskal milo
Pas

Berisha jep alamin: Shqipëria drejt vendosjes së sigurtë të vizave

Para

PSG prezanton Mbappen: Kam ardhur për të fituar Champions League, e jashtëzakonshme të luash përkrah Neymar

Para
PSG prezanton Mbappen: Kam ardhur për të fituar Champions League, e jashtëzakonshme të luash përkrah Neymar

PSG prezanton Mbappen: Kam ardhur për të fituar Champions League, e jashtëzakonshme të luash përkrah Neymar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sulmeve amerikane në Iran, Medvedev: Disa vende do furnizojnë Teheranin me armë bërthamore

Zjarre në Greqi, përfshihet nga flakët zona pyjore në Rodos

Pas sulmeve të SHBA në Iran, Rama: Kjo nuk është një çështje armësh bërthamore, por e një regjimi që thërret për shfarosje

Turistja 66-vjeçare nga Bosnja mbytet në Durrës, policia: Dyshohet për vdekje aksidentale

Përplasje “kokë më kokë” në aksin Prrenjas–Librazhd, tre të plagosur, një në gjendje kritike

Presidenti iranian: Izraeli nuk vepron dot pa SHBA, ata janë nxitësit kryesorë

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, OKB thërret mbledhje urgjente

Zjarri përfshin Pilurin e Himarës, flakët djegin kullota, ndërhyrje nga ajri dhe toka

Tragjedi në një dasmë në Francë/ sulm me armë zjarri, dy të vdekur përfshirë nusen

Thirrje për paqe nga Papa Leoni XIV pas përshkallëzimit në Lindjen e Mesme: Mbrojtja e dinjitetit njerëzor në qendër

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.