09:31 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Paslindja, 80% e nënave kanë nevojë për këshillim psikologjik

09:56 | 08/06/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Paslindja, 80% e nënave kanë nevojë për këshillim psikologjik

Sjellja e një foshnje në jetë është padyshim një nga ngjarjet më të bukura që përjeton çdo femër, mirëpo ndryshimet e mëdha që ndodhin gjatë kësaj faze (luhatjet e humorit, ndryshimet fizike, shëndeti i bebit) ndikojnë dukshëm dhe anën psikologjike të saj.

Dorina Bedhia, psikologe pranë Maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet tregon për “Shëndetin”, se rreth 80% e nënave të reja preken nga fenomeni “baby blues” (depresioni postnatal), ndërkohë që 1 në 30 femra shfaqin psikoza pas lindjes.

Por sa i zakonshëm është depresioni gjatë kësaj faze? A ndikon ai në shëndetin e bebit dhe si duhen ndjekur këto raste? A kanë nevojë të gjithë nënat për këshillim psikologjik gjatë shtatzënisë?

Bedhia thotë se, “Shtatzënia është një nga periudhat më të bukura dhe më të vështira njëkohësisht në jetën e një femre. Përpos të gjitha “problemeve” hormonale që sjell shtatzënia në jetën e një femre ndryshojnë shumë gjëra. Ndryshon pamja fizike dhe mënyra se si ajo e sheh veten. Shumë gra nuk i përjetojnë mirë ndryshimet fizike që pëson trupi.

Përpos kësaj ka shtatzëni që shkojnë mirë por ka dhe të tjera që ndeshën me shumë probleme, duke filluar që nga shëndeti i bebit, shëndeti i nënës, dhe pikërisht këtu fillojnë edhe problemet e para psikologjike, por mund të jenë edhe situata të mëparshme, ngjarje që nëna i ka përjetuar, aborte e depresion i mëparshëm.

Pikërisht për shkak të gjithë këtyre ‘problemeve’, por edhe qoftë për t’i përgatitur ata se si do të jetë shtatzënia, lindja dhe periudha pas saj, çdo nënë duhet të marrë këshillim psikologjik gjatë dhe pas kësaj faze”.

Rreth 80% e nënave që në ditët e para të lindjes përjetojnë fenomenin “baby blues” (depresion postnatal) që konsiston në paaftësi për t’u kujdesur për bebin, qarje, mërzitje dhe lodhje të vazhdueshme (zgjat 7­8 ditë). Ndërsa psikoza pas lindjes kemi hasur më pak (1 në 30 lindje) edhe pse në fakt, kjo shifër pretendohet të jetë disa herë më e lartë.

 

Pas

E çuditshme, njihuni me dy macet që nuk mund të flejnë dot pa njëra-tjetrën (FOTO)

Para

Granata në makinë, çfarë tha në Polici drejtuesi i mjetit (DETAJET)

Para
I thyejnë xhamat makinës dhe i fusin brenda granatën, ngjarja e rëndë në Tiranë

Granata në makinë, çfarë tha në Polici drejtuesi i mjetit (DETAJET)

Discussion about this post

 



Të Fundit

PS mblidhet sot në sheshin “Skënderbej”, Rama: S’po i gjej dot fjalët për të shqiptuar, ju falenderoj për besimin

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.