Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije këtë të hënë se rifillimi i ndeshjeve të Kategorisë së Parë dhe të Dytë është shtyrë sërish përshkak të reshjeve të dendura të shiut.
Zyra e shtypit në FSHF njofton se vendimi është marrë për shkak të reshjeve të shiut, që parashikohen në fundjavë e që mund të krijojnë problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.
FSHF më tej shkruan se rifillimi pritet të ndodhë në fundjavën pasardhëse, pra në datë 6 shkurt 2021,
“Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se rifillimi i aktivitetit të Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë do të shtyhet sërish.
Zyra e shtypit në FSHF njofton se vendimi është marrë për shkak të reshjeve të shiut, që parashikohen në fundjavë e që mund të krijojnë problematika të mëdha në infrastrukturën e shumë skuadrave.
Në këto kushte, Sektori i Garave në FSHF ka planifikuar që rifillimi i ndeshjeve në të dyja kategoritë të ndodhë fundjavën pasardhëse, më konkretisht 6 shkurt 2021.
Ndërkohë, lidhur me këtë ndryshim të kalendarit janë njoftuar edhe klubet e Kategorisë së Parë dhe Kategorisë së Dytë,” njofton FSHF-ja.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post