Situata e përmbytjeve krijoi dëme serioze në gjithë vendin, kështu shumë shkolla nësër nuk do të zhvillojnë mësim për shkak se nuk janë në kushe normale për zhvillimin e mësimit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar me anë të një postimi në Facebook në lidhje me situatën e krijuar në Bashkinë Permet, duke u shprehur se për disa fshatra pengohet vajtja në shkollë, ka dëmtime seriozë të rrugës si dhe sistemi i ujit të pijshëm është dëmtuar.
Postimi i plotë
FEMIJET NUK SHKOJNE DOT NE SHKOLLE!
Ne Bashkine Permet, ne takimin qe pata me Kryetarin e Bashkise Z. Niko Shupuli informohem se ka demtime te kater urave pasarele mbi Vjose, qe lidhin me fshatrat Bual, Carcove e Siperme, Kutal, Zhepa etj. Qe neser keshtu pengohet edhe vajtja ne shkolle e femijeve te ketyre fshatrave.
Ka bllokime gjithashtu te fshtrave te Frasherit etj nga demtime serioze te rruges.
Demtimi i sistemit te pompimit te ujit te pijshem te Permetit, ka vene ne veshtiresi per kete furnizim esencial qytetin.
Po keshtu sistemi i ujit te pijeshem eshte demtuar edhe ne disa fshatra te tjere.
Kerkohen nderhyrje te shpejta e dinamike nga strukturat shteterore.(M.Q/Faxweb)