2,500 persona të zhdukur janë regjistruar në shërbimet e emergjencës në Bahamas si pasojë e uraganit Dorian i cili ka përfshirë këta ishuj javën e kaluar.
“Deri më tani, janë rreth 2,500 persona janë të regjistruar të zhdukur nga Qeveria e Bahamasit”,-thuhet nga shërbimet e emergjencës.
Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i të vdekurve do të jetë shumë më i madh se 50, pasi numri i personave të zhdukur do të përditësohet sërish.