Shkrimtarja dhe poetja Rita Petro, e cila këto ditë është rikthyer në qendër të vëmendjes për poezinë e saj e saj mbi incestin mes vëllait dhe motrës, ka qenë e ftuar gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin Zonë e Lirë, ku është përballur me pastorim Akil Pano..
Petro është shprehur se këta që flasin janë lexues të pakualifikuar, janë të kufizuar në aspektin letrar.
”Unë nuk kam vëlla po edhe sikur të kisha do ta shkruaja poezinë, kam adhurim babain tim. Jam rritur në një familje të lirë në mendime. Familja është bërthama e parë ku formohet fëmija. Mënyra se si thith fëmija gjinjtë e nënës është mëkati i parë, këto janë instinkte të trashëguara. Në fund të fundit dihet lidhja e babait me vajzën dhe e djalit me nënën. Në poezi është Eva dhe Adami, arti më lejon mua të fantazoj. Unë abstragoj me artin tim. Zoti ka krijuar realitetin e vet, artisti ka realitetin e vet”, tha Petro.
Ndërkohë sipas Panos të ngatërrosh erosin mes vëllait dhe motrës është një ngatërresë që çon artin në vulgaritet.
“Jam përpjekur ta lexoj të ashtuquajturën poezi, kjo poezi është art apo manifest. Nëse është art a mund të jetë arti kaq vulgar deri në perversitet apo është manifest që kërkon të parashtrojë disa teza? Unë nuk jam këtu si kritik letrar, por përpara se të vi si pastor unë jam baba dhe vëlla dhe bashkëshort në të njëjtën kohë. Rita kërcen nga poezia e saj dhe përpiqet të vendosë figura të tjera. Fjalët janë të radhitura mjaft mirë. Autorja në këtë poezi mallkon Zotin dhe nuk mjaftohet me Zotin, por mallkon edhe familjen. Më tej jep një mesazh fals për dashurinë. Dashuria nuk është vetëm eros, por ekziston edhe mes vëllezërve. Nuk mund të ketë dashuri seksuale deri në kafshëri. Të ngatërrosh erosin mes vëllait dhe motrës është një ngatërresë që çon artin në vulgaritet”, tha pastor Akil Pano.(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post