04:07 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Pastroni syzet me bluzë? Ja pse nuk duhet ta bëni më kurrë

10:00 | 27/06/2022
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pastroni syzet me bluzë? Ja pse nuk duhet ta bëni më kurrë

Shumë prej jush mund të përdorin size dielli ose optike, qoftë për të parë afër apo larg. Shpeshherë, në mungesë të solucioneve dhe copave të posaçme, ju mund të keni përdorur mjete të papërshtatshme gjatë pastrimit të tyre.

Në këtë artikull do t’ju përshkruajmë disa hapa shumë të thjeshta, që duhet të ndiqni për t’i pastruar syzet në mënyrën e duhur. Pastrimi i syzeve me një bluzë ose një rrobë të rastësishme nuk është një ide e mirë.

Gjithçka lidhet me grimcat e vogla të pluhurit që mund të jenë të ngjitura pas tyre dëmtojnë lentet.

Gjithmonë mbani me vete një copë mikrofibre, në rast se syzet tuaja kanë nevojë të pastrohen. Nëse vini re njolla yndyre tek lentet tuaja, atëherë është më mirë t’i pastroni ato me ujë të ngrohtë dhe një pikë detergjent të lëngëshem për larjen e enëve.

Ju gjithashtu mund të përdorni solucion për pastrimin e dritareve. Por, fillimisht sigurohuni që solucioni që po përdorni nuk përmban përbërës që mund të dëmtojnë lentet. Më pas duhet t’i shpëlani mirë dhe t’i thani me një leckë të pastër dhe të butë pambuku. Mundohuni t’i pastroni ato nga jashtë brenda, për të parandaluar papastërtitë të futen midis kornizës dhe lenteve.

Duke marrë parasysh situatën aktuale me pandeminë e koronavirusit, okulistët gjithashtu rekomandojnë një pastrim të lehtë çdo ditë dhe një pastrim më të thellë javor të syzeve. Për të siguruar që shikimi juaj të mbetet i qartë edhe kur vendosni një maskë kirurgjikale, ju duhet t’i vendosni syzet mbi maskë.

Gjithashtu, ju mund të qepni një tel në pjesën e sipërme të maskës, në mënyrë që ai t’i përshtatet saktësisht formës së hundës tuaj dhe ajri i ngrohtë që nxirrni të mos kalojë lart dhe syzet të mos vishen nga avulli.

Etiketa: syze
Pas

Dy të vdekur nga sulmet ruse në Kharkiv

Para

Pas ndarjes nga i dashuri, Kendall Jenner i zbulon të gjitha, modelja pozon nudo (FOTO)

Para
Pas ndarjes nga i dashuri, Kendall Jenner i zbulon të gjitha, modelja pozon nudo (FOTO)

Pas ndarjes nga i dashuri, Kendall Jenner i zbulon të gjitha, modelja pozon nudo (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

SHBA e bombardoi me GBU-57/ Imazhet satelitore zbulojnë lëvizjen dhe punën e restaurimit në Fordow

Ukraina forcon aleancën me Gjermaninë, Zelensky kërkon mbështetje shtesë për mbrojtjen ajrore ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse

Mbreti Felipe i Spanjës bën thirrje për forcimin e vlerës së multilateralizmit

Emergjencat Civile: 20 vatra zjarri raportohen në vend, të gjitha të shuar deri në orën 20:30

Kryeministri grek premton hetim të plotë për skandalin e subvencioneve false të BE-së

EMRI/ Dyshohet se fuste lëndë narkotike në qeli, arrestohet polici i burgut të Drenovës

Projektligji për vullnetarizmin miratohet nga Këshilli i Ministrave

‘Nuk mund të përjashtohet një Revolucion me Ngjyra’, Rusia paralajmëron Perëndimin të mos mbështesë protestat në Serbi

Dy vatra zjarri në Lezhë dhe Kurbin,ndërhyjnë zjarrfikësit(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.