Gjashtë persona janë përzgjedhur për fazën e dytë nga konkursi për gradën “Drejtues i parë” në Akademinë e Policisë.
Sipas ‘’Fax News” emrat që janë përzgjedhur nga kjo fazë janë; Kastriot Skenderi, Ilirjan Balla, Bledar Çeliku, Artan Shkëmbi, Ardi Veliu, si dhe Gentian Shehaj.
Konkursi nisi rreth mëngjesit të sotëm, ndërsa në garë ishin 33 policë. Faza e parë ishte ai me shkrim, (testi me shkrim ka 100 pyetje) ku përgjigjet u korrigjuan me skadron dhe faza e dytë është ajo me gojë, ku policët do t’i nënshtrohen një pyetësori.
Mësohet se 6 fituesit kishin kapur mbi 70 pikë nga testi.
Grada “ Drejtues i parë” është një nga kriteret për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Prej 8 janarit, Policia po drejtohet nga i caktuari në detyrë Rebani Jaupi, i cili gëzon të gjitha atributet e drejtorit të përgjithshëm.
Po ashtu, mësohet se pas zgjedhjes së kryepolicit që do të propozohet nga ministri Fatmir Xhafaj me aprovim të Këshillit të Ministrave, do të ketë lëvizje edhe në kupolën drejtuese dhe drejtoritë e qarqeve.
(E.K/FAXWEB)