03:06 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Pasunarët shqiptarë duhet t’i bëjnë ndihmat transparente, kam frikë se kanë gënjyer”

10:31 | 04/12/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edi Ramën po e fuqizojnë ata që kanë dashur ta rrëzojnë”, Muç Nano: Opozitarët më 30 qershor të qëndrojnë në shtëpi, të bëjnë seks

 “Të dhurosh në ndihmë të njerëzve të dëmtuar nga tërmeti të është një gjest i bukur, por bukuria e këtij gjesti është lënduar shumë nga spektakolariteti”.

Kështu shprehet Mustafa Nano në monologun e tij të kësaj jave në “Provokacija”.

Teksa shton se gjestet e tilla të bukura kur shoqërohen me anonimitetin janë edhe më të bukura.

Mustafa Nano është ndalur te ndihmat që janë bërë nga qytetarë të ndryshëm, personazhë publik ose jo.

Duke i cilësuar si pasunarë shqiptarë, Nano thotë se ka frikë se gjitha kjo mund të jetë një lojë.

“Këto ditë ka pasur shumë lajme për dhurimet në dëmtim të njerëzve nga tërmeti. Ky është një gjest i bukur, por bukuria e këtij gjesti është lënduar nga spektakolariteti nga fakti që gjesti është bërë pjesë e informacionit”, shprehet Nano.

“Gjeste të tilla bëhen për ti garantuar vetes një lloj karari të caktuar të brendshëm, por synimi është të mos mbetet anonim.

Gjestet e tilla kur shoqërohen me anonimitetin janë edhe më të bukura. Vullnetarizmi është bukur kur shoqërohet me anonimitetin. Kjo gjë ka ndodhur me masën.

Të kesh pak edhe të dhurosh pak kjo është sakrificë e madhe, por të kesh shumë siç kanë pasunarët shqiptarë dhe të dhurosh një porcion të vogël të pasurisë nuk ke bërë asgjë”, shprehet Nano.

“Një numër pasunarësh deklaruan shuma të caktuara ndoshta edhe nën presionin e qeverisë apo shoqërisë që kërkonin nga oligarkët të zgjidhnin qesen e tyre apo të qeverive të cilat kanë bashkëpunuar, ata më në fund e zgjidhën qesen.

Kam frikë se e gjitha kjo është një lojë. Kur e gjithë kjo histori të mbyllet ne do të marrim vesh që pasunarët shqiptarë nuk kanë dhuruar para, është nevoja që ata të tregojnë një dokument bankar, gjesti i tyre nuk duhet të jetë thjesht spektakolar, çdo gjë duhet të bëhet transparente.

Njërëzit duhet ta deklarojnë formën e kontributit që ata kanë dhënë”, shprehet Nano.

 

Pas

Janë të pabanueshme, forcat e Xhenios do të shembin 2 pallate 5-katëshe në Shkozet

Para

Pas shkollës “Emin Duraku”, i vendoset shiriti i kuq edhe një prej gjimnazeve më të mëdha në kryeqytet

Para
U rikonstruktua një vit më parë, shembet tavani i gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë

Pas shkollës "Emin Duraku", i vendoset shiriti i kuq edhe një prej gjimnazeve më të mëdha në kryeqytet

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Nuk ka rrezik të forcave serbe në veri të Kosovës”, KFOR mohon Osmanin

Serbia afrohet me Rusinë, Szijjarto: Po diskutojnë ndërtimin e një tubacioni të ri nafte

50 dështime! Kuvendi në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Britania dhe 24 shtete të tjera dënojnë vrasjen e qindra banorëve në Gaza

Euro në rënie të lirë, prek nivelin më të ulët historik, monedha evropiane po këmbehet afër 96 lekë, USD 83 lekë

Britani e Madhe/ Shpallet fajtor kolumbiani për vrasje të dyfishtë pasi la trupat e çiftit gay në valixhe në urën e Bristolit

“Putin po të vjen radha”, senatori amerikan: Trump do të sfidojë 3 superfuqi botërore me zgjedhjen e pamundur

Man.City siguron portierin e ri, Guardiola bën zgjedhjen 60 milionëshe në horizont…

Bankat edhe më ‘dorështrënguar’ me kredinë për shtëpi, tavanet për huanë për blerje banesë do frenojnë kredinë

Izraeli refuzon apelin e 25 vendeve për t’i dhënë fund luftës në Gaza: Hamasi është përgjegjës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.