18:22 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Pasuria e Shullazit dhe grupit të tij vihet në shënjestër

18:01 | 01/05/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Pasuria e Shullazit dhe grupit të tij vihet në shënjestër

Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdon të kërkojë të dhëna shtesë ndaj pesë të dyshuarve të grupit kriminal të kryesuar nga Emiljano Shullazi.

Mësohet se  ndaj pesë të akuzuarve  ka nisur edhe hetimi pasuror bazuar në ligjin Antimafia, përderisa të akuzuarit do të dalin para drejtësisë edhe për veprën e grupit të strukturuar kriminal, raporton TCH.

Prokurorët  u kanë kërkuar informacion bankave  dhe institucioneve të ndryshme  për t’u bindur dhe për të hetuar nëse 39-vjeçari Emiljano Shullazi zotëron pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

Nëse konfirmohet që Shullazi ka llogari bankare, apo prona të pajustifikuara, siç shprehen hetuesit, do të kërkohet sekuestrimi i tyre si pasuri të krijuara nëpërmjet veprimtarive kriminale duke marrë parasysh akuzat që rëndojnë mbi të.

E njëjta procedurë është ndjekur nga grupi i hetimit edhe për të dyshuarit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup kriminal.

Ai që shikohet si kryesuesi i grupit është Emiljano Shullazi, mbi të cilin rëndojnë nëntë akuza të ndryshme.

Sipas Prokurorisë, Shullazi është njeriu që formoi grupin kriminal, zgjodhi anëtarët dhe ndau rolet në grupin që ka funksionuar  edhe me gjobëvënie në dëm të biznesmenëve Ylbi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Kërçuku.

Shullazi e pret gjykimin në gjendje arresti prej një viti.  Data 10 maj është vendosur si dita kur do të çelet procesi  për një sërë akuzash ndaj Emilajo Shullazit dhe shokëve të tij. (M.D/Shuplaka)

Etiketa: Emiljano Shullazi
Pas

“Mos i fol shoferit”, aktorja përfundon pushimet pas lindjes. Ja ku do e shihni (FOTO)

Para

Tragjike në Devoll, përmbyset zatori me dy të rinj. Njëri i vdekur dhe tjetri i plagosur rëndë

Para
Tragjike në Devoll, përmbyset zatori me dy të rinj. Njëri i vdekur dhe tjetri i plagosur rëndë

Tragjike në Devoll, përmbyset zatori me dy të rinj. Njëri i vdekur dhe tjetri i plagosur rëndë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështimi i radhës, Kuvendi nuk konstituohet as pas përpjekjes së 23-të

Mafia e Viterbeses/ Gjyqi përfundimtar shtyhet në korrik, 5 shqiptarë janë dënuar me rreth 35 vite burg. Ja për çfarë akuzohen anëtarët e bandës

Organizoi ndeshje mes maces dhe qenit, 32-vjeçari nga Librazhdi merret nën akuzë

Ngjarje e rëndë në Siberi, pesë adoleshentë vriten dhe katër të tjerë plagosen, autori vdes mes flakëve

Kryhet me sukses transplanti i parë i fshikëzës së urinës në botë

Rusia akuzon Serbinë për armatosjen e Ukrainës

Armëpushimi në Gaza/ Izraeli pranon propozimin e ri të Witkoff. Dokumenti po shqyrtohet nga Hamas

Gjykata Kushtetuese në Bosnje anulon ligjet “ruse” në Republikën Srpska

Vjehrra denoncon zhdukjen e nuses së djalit në polici,17-vjeçarja u largua dhe nuk u kthye më

Krujë/ Kultivuan parcelën me kanabis në malësi, shpallen në kërkim 2 persona! Policia u sekuestron edhe makinat me lëndë pesticide

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.