Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi në rrjetin social X se ka zhvilluar një telefonatë me homologun rus Vladimir Putinin që zgjati një orë e 15 minuta.
Ai tha se dyshja diskutoi sulmin e Ukrainës ndaj bazave të shumta ajrore thellë brenda Rusisë gjatë fundjavës dhe zbuloi se Putin tha se do të duhet t’i përgjigjet sulmit.
Është hera e parë që presidenti amerikan ka folur me homologun e tij rus në pak më shumë se dy javë, me bisedën e tyre të fundit telefonike që u zhvillua më 19 maj.
