Pasi një burrë u vra para një klubi nate mëngjesin e së hënës, tashmë është e qartë se kush është personi i vdekur: Siç mësoi BILD, bëhet fjalë për një burrë 25 vjeç nga Shqipëria, i cili po vizitonte një anëtar të familjes që jetonte në Këln.
Tashmë është përcaktuar edhe shkaku i vdekjes. Prokurori i lartë publik Ulrich Bremer: “Sipas rezultatit të autopsisë, i dëmtuari është vrarë duke përdorur një objekt të mprehtë”.
Detaje të mëtejshme rreth krimit dhe të dyshuarve të mundshëm nuk mund të jepeshin në funksion të hetimit, i cili është në hetim e sipër. Por deri më tani idhet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të momentit që kishte filluar në klub dhe kishte vijuar edhe jashtë klubit.
Dëshmitarët e gjetën burrin me gjakderdhje të madhe të hënën në mëngjes në Rochusplatz. Punonjësit e shpëtimit nuk mund ta ndihmonin më dhe fatkeqësisht ndërroi jetë në vend.
Discussion about this post