Astri Patozi ka reaguar në lidhje me përplasjet dje në Kryesinë e PD-së. Ai thotë se anëtarësia është e pakënaqur me mënyrën e drejtimit të Bashës.
“Unë mendoj se është nevojë e anëtarësisë në PD që Partia të drejtohet ndryshe. Lulzim Basha nuk na ka zhgënjyer aspka mbrëmë. PD mund të jetë e vetmja parti në botë që në fillim bën zgjedhjet dhe më pas bën analizën e tyre. Basha tregoi se ka mentalitet Bolshevik.
Ne do ti imponohemi me gjithë forcën tonë, në rast se ai nuk e pranon këtë do të jetë përgjegjësi i vetëm për katastrofën elektorale. Mbledhja e djeshme ishte pasqyrë e degradimit në PD”, u shpreh Patozi.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme në PD pati mjaft kontestime, sidomos mes Jemin Gjanës dhe Valbona Mezinit, ku nga ana e Gjanës pati një tentativë për ndërhyrje fizike.
(E.K/SHUPLAKA)