Duket se debatet në PD nuk kanë të sosur. Jemin Gjana ka hapur kutinë dhe ka deklaruar se kundërshtarët e sotëm të Bashës deri dje nuk e duronin njëri-tjetrin.
E në këtë rast i referohet marrëdhënies së tensionuar dikur mes Topallit dhe Patozit.
Mirëpo për gazetarin Endri Xhafo Gjana hyn te ata njerëz në PD që janë burra të mirë po jo politikanë të domosdoshëm.
Ai shton më tej se performance e Jemin Gjanës si ministër ka qenë mediocre, çka ka bërë që Berisha të mos i besonte më poste të rëndësishme.
STATUSI I XHAFOS:
“Po ju them një gjë, Patozi e Topalli për 8 vjet rresht nuk kanë dashur t’ia shohin fytyrën njëri-tjetrit”… (cit.Jemin Gjana).
Pa i hyrë diskutimit kush është Jemini, – se figura si ai PD ka pasur disa, Shaban Memia, Vili Minarolli, Ylli Vejsiu, Uran Butka, etj., burra të mirë por jo politikanë, të nevojshëm por jo të domosdoshëm për momente të caktuara, ndërkohë që si ministër Jemini pati një performancë mediokre, ndaj edhe Berisha nuk e rikonfirmoi më, – pra pa i hyrë diskutimit kush është Jemini, le të merremi me thelbin që ai thotë. Por, edhe sikur të jetë e vërtetë që Patozi dhe Jozi nuk e kanë honepsur asnjëherë njëri-tjetrin, fakti që sot janë bashkë tregon se si kundër Lulit nuk janë klane, por është 80-90% e PD-së që shohin te ai një mashtrues ordiner që mashtroi pa dallim shokë e bashkëpunëtorë, të njohur të afërt e militantë të panjohur, që e çoi PD-në në nivelin më të ulët historik pas ’97-ës dhe që është aty ku është tani sepse ashtu do Edi Rama. Kështu që Jemin, ky që thua është argument i fortë anti-Bashë.