17:37 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Patozi dhëmbë për dhëmbë Ristanit: Sharës me dhe pa pagesë dilini në krah kryetarit të ngrirë, merrni një pjesë të mëkatit të tij

11:16 | 04/07/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zhvillime në PD, Astrit Patozi deklaratë nga selia. A do kandidojë?

Astrit Patozi i është kundërpërgjigjur dhëmbë për dhëmbë Arben Ristanit duke theksuar se “sharës me dhe pa pagesë dilini në krah kryetarit të ngrirë, merrni një pjesë të mëkatit të tij”. 

“PËR SHARËSIT ME DHE PA PAGESË. Kam mirëkuptim për të gjithë ata kolegë, ish-kolegë, miq, ish-miq dhe asnjëherëtakuar, që po përdorin kandidimin tim si shkas për t’i qëndruar afër kryetarit të vetëngrirë. Dilini në krah në këto momente të vështira, pasi duhet të mos ndjehet vetëm në dëmin, që i ka bërë PD. Lehtësojani sadopak ndërgjegjen duke marrë përsipër një pjesë të mëkatit të tij.
Vazhdoni e bëjeni dhe kini mirëkuptimin dhe nënvlerësimin tim.
Tek kjo “amnisti” nuk përfshihen sharësit me pagese të kompanisë së posaçme call center, ndonëse qëllimi mund të jetë i njëjtë.
Por një këshillë e kam: thoni ç’të doni kundër meje, vetëm ju lutem bëni kujdes mos përplaseni me njëri-tjetrin, kur të prisni në paradhomë, pasi të keni kaluar skanerin e kunatit.
Mes jush, që e bëni vullnetarisht, dhe mercenarëve, që e bëjnë me lekë, juve më dhimbseni me shumë.
Suksese të gjithëve!”, shkruan Patozi. 

Sjellim në vëmendje që  Patozi mbrëmë i ftuar në emisionin “Top Story” u shpreh se Lulzim Basha i ofroi atij pazar në mënyrë që ai të mos ta sfidonte.

“Basha nuk e jep dorëheqjen sepse  kërkon të futet në një garë të kontrolluar prej tij. Është e njëjtë me kërkesën tonë për largimin e Edi Ramës nga qeveria për ti hapur rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Nuk kanë qenë të paktë njerëzit e Zotit Basha që më kanë propozuar që Zoti Basha është i prirur të ketë një marrëveshje dhe ti lëmë gjërat pas. Unë nuk jam futur në këtë garë për qëllime personale. Zoti Basha bëri një Pazar dhe i lëshoi kërkesat e tij. E rëndësishme është që Zoti Basha e ka tentuar edhe këtë dhe unë nuk jam i gatshëm të çedoj nga kërkesat e mia si Basha bëri me Ramën”, u shpreh Patozi.

Ndërkohë pas kësaj deklarate ka reaguar dhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Arben Ristani, ai është shprehur me keqardhje që negocimi për garancin statutore dhe kushte te barabarta gare konsiderohet si pazar.

“Ne përmbushje te detyrave te mia si Sekretar i Pergjithshem i PD dhe ne interesin e saj me te mire, kam bere perpjekje qe gara per kryetar te PD te ofroje garanci statutore, gjithperfshirje dhe te jete nje proces bashkimi per partine ashtu sikurse nje proces emancipimi per te gjithe shoqerine!
Keqardhje qe “negocimi” per garanci statutore dhe kushte te barabarta gare konsiderohet si pazar.
Pazari nuk ka qene dhe nuk eshte pjese e moralit tim ashtu sikurse i kultures politike te PD”, tha ai.

Menjerë pas Ristanit ka reguar dhe Fatbardh Kadili, ai tha se nuk e pranon termin që ka përdorur Patozit, “pazar”. 

“Bashkë me zotin Ristani kemi komunikuar disa herë me Zotin Patozi por  asgjë nuk meriton që të quhet pazar. Përkundrazi jam angazhuar me sinqeritet dhe me dëshirën që zoti Patozi të qëndronte në garë”, u shpreh ai. (J.V/Shuplaka)

 

 

Pas

“Për qartësim”, Endira Bushati tregon si u ndanë votat në Kryesinë e PD-së

Para

“Analiza e humbjes”, Zekthi: Një nga sëmundjet e komunizmit që nuk shqitet, PD-së nuk i shkon ky budallëk

Para
“Analiza e humbjes”, Zekthi: Një nga sëmundjet e komunizmit që nuk shqitet, PD-së nuk i shkon ky budallëk

“Analiza e humbjes”, Zekthi: Një nga sëmundjet e komunizmit që nuk shqitet, PD-së nuk i shkon ky budallëk

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmet ruse vrasin të paktën shtatë persona në Ukrainë

Agjencia Bërthamore e OKB-së bën paralajmërimin e fortë: Irani po rrit ndjeshëm rezervat e uraniumit

Oda Ekonomike e Kosovës kërkon shtyrjen liberalizimit të tregut të energjisë

Alarm në shtetin amerikan, “arratisen” 250 milionë bletë

Tronditet qeveria italiane, vajza e Giorgia Melonit kërcënohet me jetë: Të urojmë të njëjtin fund si… Martina

SHBA paralajmëron për kërcënim të menjëhershëm nga Kina ndaj Tajvanit! Hegseth thirrje Azisë: Forconi mbrojtjen

Video/Operacioni “The Wanted”, ekstradohen nga Greqia dhe Italia dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Turqia lëshon fletarrestime për dhjetëra zyrtarë të Stambollit

Në kërkim nga Gjermania, kapet në Morinë 22-vjeçari

Si dronët ndryshuan luftën? Ukraina kërkon prodhimin e 4.5 milionë njësive brenda vitit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.