Astri Patozi, i cili u tërhoq nga gara për kreun e Partisë Demokratike, ka deklaruar se nuk do të largohet nga Partia Demokratike.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Të Paekspozuarit” Patozi tha se largimi nga Partia Demokratike do të ishte gjëja më e lehtë por ai nuk kishte ndërmend të ndërmerrte një hap të tillë.
“Do ishte gjëja më e lehtë se s’do kishte nevojë për një betejë, por ne jemi të vendosur për të luftuar brenda PD-së për ta ringritur”, tha ai.
Patozi u shpreh se do të vazhdojë të luftojë brenda PD-së dhe deklaroi se së shpejti do të shpallte alternativën e re. Partinë Demokratike ai e cilësoi si shtëpinë e tij.
“Do të shpall alternativë të re shumë shpejt, Partia Demokratike është shtëpia ime ,ky është mendimi im, kjo është alternativa ime që do shpall shumë shpejt”, u shpreh ai.
Ai i bëri përsëri thirrje Bashës për dorëheqje për të nisur një garë reale brenda PD-së. (B.H/Shuplaka)