09:46 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Patozi flet për takimin me Topallin, Boden dhe Bregun: E vërteta e kafes

18:30 | 29/05/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Patozi flet për takimin me Topallin, Boden dhe Bregun: E vërteta e kafes

Deputeti i PD-së, Astrit Patozi ka reaguar për herë të parë për takimin e sotëm me pjesën tjetër të kritikëve të Bashës që u lanë jashtë listave të PD-së të cilat dolën të premten. 

Astrit Patozi ka hedhur poshtë zërat se po krijohet një lëvizje e re brenda PD-së. Në një reagim në rjetet social Patozi shprehet se ishte thjesht një takim mes anëtarësh të PD-së.

Shkrimi i Patozit:

U bene ca dite qe kafja nuk na kushton me 100 leke, por ndoshta 100 fish me teper, me kedo qe ta pime. Kete po mendoja tani kur u ktheva ne shtepi dhe pashe ne media aq shume lajme dhe spekullime mbi nje takim mes meje, Jozefina Topallit, Ridvan Bodes, Arben Imamit, Majlinda Bregut, Keltis Krujes, Dash Sules etj.

Eshte shume e vertete qe kemi qene bashke sot, sic ka shume mundesi qe neser e ne vazhdim te kete shume me teper kontakte dhe komunikim mes kolegesh te grupit parlamentar te PD, por jo vetem. Se partia jone dhe e djathta jane shume me teper se aq.

Eshte pjese e jetes, e punes dhe e perditshmerise sone, se jetojme ne Tirane. Ndaj me duket i ekzagjeruar gjithe ky amplifikim edhe pse e kuptoj qe ethet e fushates e nxisin ngritjen e temperatures politike ne Shqiperi.

Sa per teorite e konspiracionit eshte, jo vetem fenomen shqiptar, se shtypi eshte i prirur qe edhe aty ku nuk gjenden, ai t’i krijoje. Ndaj per te shmangur çdo keqkuptim mund te them me dy fjale se me koleget kemi ndare shqetesimin e perbashket se Partia Demokratike, per shkak te udheheqjes se gabuar, ka rreshqitur ne shtigje dhe panjohura dhe te rrezikshme, dhe se ajo duhet te kthehet sa me pare qe te jete e mundur ne shtratin e saj. Prej te cilit, sipas meje, eshte larguar tmerresisht shume.

Por nderkohe, kam bindjen se sot qe po flasim, ne jemi ne fushate dhe betejen e vetme dhe me te rendesishme e kemi me kundershtarin perballe, i cili eshte Partia Socialiste dhe Edi Rama. Ndaj, duke besuar fort ne kauzen tone, deri me 25 qershor duhet te qendrojme ne mbeshtetje te cdo demokrati dhe te Partise Demokratike.

(M.D/Shuplaka)

 

 

Etiketa: Astrit Patozi
Pas

Ndryshojnë abonetë në muajin qershor, Punavija: Njihen të gjitha abonet të pajisura ose jo me pullë

Para

Në listën e të përfolurve për tu tërhequr, i 8-i PD-së në Elbasan vazhdon garën

Para
Në listën e të përfolurve për tu tërhequr, i 8-i PD-së në Elbasan vazhdon garën

Në listën e të përfolurve për tu tërhequr, i 8-i PD-së në Elbasan vazhdon garën

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro

17-vjeçarja plagosi veten me armë zjarri në Vlorë! Arrestohet babai, nën hetim gjyshi

Bankers Petroleum Albania emëron Kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës për të forcuar bashkëpunimin me autoritetet shtetërore

Kapet në Greqi 39-vjeçari i shpallur në kërkim për tentativë vrasjeje në Korçë.Pritet ekstradimi në Shqipëri

Ushtria në ndihmë të zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit në Drenovë, Mallakastër

Trump ndryshon politikën për armët në Ukrainë, por nuk ushtron presion të plotë ndaj Putinit

Vendimi i Ri/ Deklarimi i detyrueshëm i adresës në e-Albania, vetëm me dokument pronësie

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Kuvendi i Kosovës prej më shumë se tre muajsh i paralizuar, sot tentativa e 47-të për konstituimin e legjislaturës së re

Trazira në Spanjë, tensionet mbi emigracionin ndezin përleshjet mes të rinjve dhe policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.