07:42 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Patozi: Ja cilat janë arsyet e dorëheqjes së Tahirit

16:11 | 11/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Patozi: Qeveria e ekspertëve bëhet që nesër,  do iu bjerë kurajoja për të vjedhur zgjedhjet

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi reagon pas shkarkimit të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Sipas Patozit, të gjitha gjurmët e dorëheqjes së ministrit të çojnë në çadër, në çadrën e opozitës.

“Por sido që të përpiqen ta mbulojnë dhe ta fshehin të vërtetën, e kanë të pamundur, sepse të gjitha gjurmët të çojnë në çadër.

Që prej 18 shkurtit protesta e opozites është ‘përgjegjësja’ e vetme për të gjitha fitoret e qytetarëve shqiptarë, në kauzen e tyre për ‘Shqipërinë, nje vend normal’.”, shkruan Patozi.

REAGIMI I PLOTË I PATOZIT:

ÇADRA FITON EDHE KUR NUK BIE SHI

Çfarëdo që të thotë Saimir Tahiri në tekstin e dorëheqjes së tij, nuk ka ndonjë vlerë për të zbardhur të vërtetën e lëshimit të tij nga Edi Rama. Do të ketë shumë hamendje dhe teori konspiracioni, që do të vërshojnë në portale dhe gjetkë këto ditë, se jetojmë në Tiranë.

Por sado të mirëinformuara të jenë burimet, ato sërish do të mbeten të pamjaftueshme për ta shpjeguar dorëzimin e beftë të kryeministrit. Dikush do të thotë se është një ndërmjetësim i fortë ndërkombëtar me qitje të largët, ku përfshihet jo vetëm Shqipëria, por i gjithë rajoni. Ata që janë me me këmbë në tokë do ta lidhin thjesht me Ilir Metën, me raportin e acaruar të tij me Edi Ramën, gjithçka po ndodh.

Por sido që të përpiqen ta mbulojnë dhe ta fshehin të vërtetën, e kanë të pamundur, sepse të gjitha gjurmët të çojnë në çadër.

Që prej 18 shkurtit protesta e opozites është “përgjegjësja” e vetme për të gjitha fitoret e qytetarëve shqiptarë, në kauzen e tyre “për Shqipërinë, nje vend normal”. Sepse normaliteti i nje vendi nis me zgjedhjet e lira. Qe nga greva e Zharrezes, e deri tek doreheqja e Saimir Tahirit. Dhe nuk di pse Edi Rama sot me ngjan me ate qe bente autokritike ne kohen e diktatures, por shoket e Partise i thonin se duhet te thellohej akoma. Ndaj mos kerkoni te gjeni se cili eshte roli dhe efekti konkret i protestes ne zhvillimet e vrullshme, qe po ndodhin keto dite ne Shqiperi. Sepse per shkak te kauzes se madhe, qe perfaqeson, cadra fiton edhe kur nuk bie shi. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Astrit Patozisaimir tahiri
Pas

Dorëheqja e Tahirit, Bushati me urgjencë në Ministrinë e Brendshme

Para

Berishës as nuk i bën përshtypje largimi i Tahirit, reagon në Facebook por për diçka krejt tjetër

Para
Berisha: “Hajnat i kapëm, por paratë na duhen për fushatë” Denoncon farsën për disa arsye

Berishës as nuk i bën përshtypje largimi i Tahirit, reagon në Facebook por për diçka krejt tjetër

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.