08:16 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Patozi kundër Berishës: Nuk e dua Metën në koalicion me PD-në. Është bashkëfajtore në katrahurën e vendit

16:25 | 20/02/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Patozi kundër Berishës: Nuk e dua Metën në koalicion me PD-në. Është bashkëfajtore në katrahurën e vendit

Në ndryshim nga ish-kryeministri Berisha Astrit Patozi nuk e do një koalicion me Ilir Metën. Në një kohë që prej tre ditësh opozita proteston përpara kruyeministrisë, nga Berisha është hedhur një ftesë në drejtim të Metës. Bashkëpunim për një qeveri teknike.

Ai ka shkuar më tej duke thënë se LSI-në e sheh si bashkëpërgjegjëse në keqqeverisjen e vendit. Ai ka thënë se opozita do t’i qëndrojë deri në fund idesë se nuk do të ketë zgjdhje me Ramën në krye të qeverisë.

“Në këtë protestë janë ftuar jo vetëm LSI, për të cilën kam shumë rezerva, por edhe PS, sepse kjo është ftesë për aleancë për zgjedhje të lira dhe është ftuar çdo përfaqësues politik, që kërkon që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira e të ndershme. Ne besojmë se shqiptarët që kërkojnë zgjedhje të lira janë shumë më tepër se sa partitë politike, përfshirë këtu dhe LSI. Unë do isha njeriu i fundit që do përfaqësoja idenë e një koalicioni me LSI. Kjo e fundit është po aq përgjegjëse për katrahurën ku është zhytur vendi. Ne jemi për evolucionin e ideve dhe evolucionin e platformave”, – ka pohuar Patozi në një prononcim për “ABC News”.

Një ditë më parë Berisha i bëri ftesë çdo force politike, duke nënkuptuar edhe LSI-në që të bashkohet me PD për një qeveri demokratike, për të rrëzuar Ramën nga pushteti.

“Zgjedhje të qershorit me Ramën nuk mund të ketë, është moment kritik për kombin. Përveç vitit ’91 nuk ka patur kurrë protestë 4 muaj para zgjedhjeve. Nëse Rama nuk pranon, PD do imponojë që ta pranojë me një këmbë. Do t’i tregojmë vendin atij që nuk është i ndjeshëm ndaj popullit. Qeverinë teknike do e vendosin forcat politike kush do e drejtojë, nuk pengohet njeri të japë kontribut për qeveri teknike,” tha Berisha.

Ftesë LSI-së për t’u larguar nga koalicioni me PS-në i bëri sot edhe deputeti demokrat, Aldo Bumçi, i cili kërkoi nga Ilir Meta “t’i bëjë mirë llogaritë e të bashkohet me opozitën për të rrëzuar Edi Ramën”. (E.K/SHUPLAKA)

 

 

 

 

 

Etiketa: berishakoalicioni me LSIpatozi
Pas

Pendohet “koka” e bandës së grabitjeve në Rinas, pranon emrat e autorëve

Para

Nëna e përlotur e Feti Voglit në krahët e Mimi Kodhelit, në 5-vjetorin e vdekjes së djalit të saj

Para
Nëna e përlotur e Feti Voglit në krahët e Mimi Kodhelit, në 5-vjetorin e vdekjes së djalit të saj

Nëna e përlotur e Feti Voglit në krahët e Mimi Kodhelit, në 5-vjetorin e vdekjes së djalit të saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarre masive në ishullin grek të Kretës, evakuuohen 1500 persona

Francë/Vajza 10-vjeçare humb jetën për shkak të vapës në Versajë

Sot seancë plenare/ Nga projektligji për investimet e huaja te Strategjia Kombëtare kundër Dezinformimit, çfarë pritet të diskutohet

I nxehti ekstrem shkakton viktima në Itali e Francë, alarm në shumë qytete

Tentativa për t’i dhënë fund ngërçit institucional/ Pas takimeve me partitë shqiptare, Presidentja Osmani pret sot përfaqësuesit e minoriteteve

Ukraina: Koreja e Veriut do t’i dërgojë deri në 30 mijë ushtarë Rusisë

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Mbytet trageti në Indonezi, 4 të vdekur dhe 23 të shpëtuar

Sulm rus në portin e Odesës, pesë të plagosur, përfshirë dy fëmijë

Emine Erdogan kërkon ‘mbështetje më të fortë’ për Gazën nga bota e krishterë në takimin me Papa Leon

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.