Deputeti demokrat, Astrit Patozi ka ironizuar nismën e kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj për mbledhjen e firmave për “vettingun”.
Sipas Patozit, opinioni publik ziente prej ditësh nëse peticioni për Reformën në Drejtësi ishte politik ose jo.
Por veprimi i sotëm i Veliajt i shuajti këtë dyshime sipas Patozit. Tashmë nuk do t’i duhet më Armando Prengës që ta firmosë këtë peticion sipas tij.
“Kishte një dilemë të madhe tek opozita për peticionin e OJQ-ve, ishte politik apo jo. Debatin e mbylli Erion Veliaj, që firmosi, sepse tani asnjë nuk dyshon me që kjo nismë është e pavarur. Ndaj nuk është më nevoja që të nënshkruajë patjetër edhe Armando Prenga”, shkruan Patozi.
Prej disa ditësh pas protestës së opozitës në shesh është aluduar nga të majtët se ata janë kundër vettingut por të djathtët e kanë kundërshtuar në mënyrë kategorike duke thënë se duan vetëm zgjedhje të lira por jo të mbajtura nga qeveria e Ramës.
(M.D/ Shuplaka)