Astrit Patozi ka reaguan në rrjetet social për protestuesit kuksianë në Rrugën e Kombit por dhe për protestën e sotme të bllokimit të rrugëve ditën e sotme.
Ai shkruan në Facebook se përmes instiktit dhe spontanitetit qytetar, ata arritën të shkumbin kombin e rënë në letargji “duke treguar se ky vend ka nevojë për dinjitet”.
Patozi thotë se arsyeja pse protesta pati sukses të admirueshëm sepse ishte, sipas tij, 100% e vërtetë.
Ai akuzon qeverinë për epitetin “vandalë” që u vuri kuksianëve por edhe opozitën që po përfiton politikisht nga protesta e tyre e drejtë.
Patozi tha se një opozitë e vërtetë nuk nxjerr popullin para si mburojë me qëllim “që të mos e kapë ndonjë fletë arresti e Reformës në Drejtësi”. Ai shton se një opozitë e vërtetë nuk bashkohet në protestë në mëngjes kurse në drekë e quan të mbyllur protestën duke regjistruar fitore, siç shkruan Patozi, vetëm sepse qeveria u tërhoq, “ndërkohë që populli është në burg”.
(E.L/Faxweb)
Discussion about this post