02:55 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Patozi: Pas “mrekullisë së mallkuar” të Air Albania. Çfarë nuk po u thuhet shqiptarëve

18:20 | 15/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Për ata që qajnë dhe gëzohen nga ikja e Ben Blushit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi përmes një postimi në ‘Facebook’ , e ka cilësuar një shfaqje të shëmtuar të qeverisë, prezantimin para qytetarëve shqiptarë të kompanisë ajrore ‘Air Albania’.

Patozi shkruan se para se qeveria të mburret me një kompani ku vetëm oligarkët e partisë fitojnë, duhet të japë shpjegime se përse në Shqipëri çmimet e hiletave janë disa herë më shtrenjtë se vendet e tjera të Evropës.

“Ndërkohë që e vetmja gjë që do të kishte vlerë për shqiptarët, që fluturojnë, është se përse nga Tirana çmimet e biletave janë disafish më të shtrenjta se vendet e tjera të rajonit. Dhe a do të vijë ndonjëherë dita që kjo poshtërsi politike të ndreqet apo do të vazhdojë kështu përgjithmonë”, shkruan Patozi.

Postimi i Patozit:

PAS “MREKULLISË SË MALLKUAR” TË AIR ALBANIA

Si nuk bëmë një gjë për të qenë një herë të vetme! Që të mos ndyhet nga patetizmi i shpifur dhe nga propaganda arkaike.

Një palë po na e paraqesin si mrekullinë e tetë të botës faktin që ca avionë, të cilët do të ulen në Rinas prej dje, do të kenë të stampuar në trup flamurin dhe emrin e Shqipërisë.

Të tjerët po çjerrin faqet dhe kanë vënë kujën sikur kjo është dita e qametit, vetëm sepse po e pret shiritin qeveria e lidhur me krimin.

Ndërkohë që e vetmja gjë që do të kishte vlerë për shqiptarët, që fluturojnë, është se përse nga Tirana çmimet e biletave janë disafish më të shtrenjta se vendet e tjera të rajonit. Dhe a do të vijë ndonjëherë dita që kjo poshtërsi politike të ndreqet apo do të vazhdojë kështu përgjithmonë.

Këtë askush nuk ua thotë, sepse palëve ndërluftuese nuk u intereson fare ky si problem.

Jo vetëm ata që kanë ngjyer dorën ndër vite tek ky pisllëk korruptiv, por edhe të tjerët që mund të mos jenë përzier, nuk e çojnë fare ndërmend, e jo më të luajnë gishtin për ta zgjidhur ndonjëherë, po t’u vijë në dorë.

Sepse, si ata që po rrahin gjoksin, ashtu edhe të tjerët, që po tregojnë me gisht, nuk i shqetëson problemi real i njerëzve, sa kohë që u intereson vetëm tepsia, për të cilën po i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

 

Etiketa: Air AlbaniaAstrit Patozi
Pas

Mos e humbisni perlën e Granit Xhakës, Arsenal “likuidon” Newcastle United (VIDEO)

Para

Në “zemër” të uraganit Florence, gazetarët mezi arrinin të qëndronin në këmbë gjatë raportimit live (VIDEO)

Para
Në “zemër” të uraganit Florence, gazetarët mezi arrinin të qëndronin në këmbë gjatë raportimit live (VIDEO)

Në “zemër” të uraganit Florence, gazetarët mezi arrinin të qëndronin në këmbë gjatë raportimit live (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Situata e zjarreve në vend, PD apel qytetarëve: Largohuni nga zonat e rrezikshme, qeveria po dështon në menaxhim

Flakët në Borsh dalin jashtë kontrollit, rrezikohen banesat pranë vatrave të zjarrit

I dënuar për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 40-vjeçari shqiptar në Itali

14 kg drogë e fshehur në frigorifer, si u kap 52-vjeçari shqiptar në Bolonja

Britania dhe Jordania koordinojnë hedhjen ajrore të ndihmave në Gaza, shtohen thirrjet për njohjen e shtetit palestinez

“Na ka humbur vajza”/ Pushuesit nga Kosova ngrenë më këmbë policinë, gjendet pas disa orësh 9-vjeçarja në plazhin e Shëngjinit

Ministri Fidan pret në seancën inauguruese të Platformës së Paqes në Ballkan homologët e tij nga Ballkani

Shijak, flakët përfshijnë masivin pyjor në fshatin Shetel

Zjarre të shumta edhe në Kosovë, raportohen 29 vatra aktive në 8 orët e fundit

“Europa duhet të mbledhë veten”, Trump në Skoci: Emigracioni masiv po e dëmton kontinentin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.