Kryetari i Bindjes Demokratike Astrit Patozi në një shkrim në rrjetet sociale ka ironizuar takimin e palëve politike, në kuadër të dialogut për një konsensus sa më të gjerë për Reformën Zgjedhore.
Duke hamendësuar theniet e opozitës jashtë paralmentare të cilët kërkonin dorehqjen e parevokueshme të Ramës, Patozi shkruan me ironi se kryeministri Edi Rama ka dhënë dorëheqjen.
“Më në fund një lajm i shumëpritur për qytetarët shqiptarë. Përshëndes dorëheqjen e parevokueshme të Edi Ramës, kryeministrit të qeverisë së krimit dhe të drogës, që i hapi rrugë dialogut kontruktiv mes maxhorancës me opozitën parlamentare dhe atë jashtëparlamentare për të mirën e Shqipërisë. Që prej sot gjithçka është e mundur…”-shkruan Patozi.