18:54 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Patozi replikon me Ramën: Bjeri bilbilit të “Rilindjes” dhe shko pas Bashës, nuk duron dot pa ty

17:11 | 25/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Patozi: Rama po i çon gazetarët në kurthin që ka ngritur vetë. I është lagur baruti

Kryetari i Partisë Bindja Demokratike Astrit Patozi ika replikuar në distancë me Edi Ramën duke u shprehur se nuk befasohet nga sulmet e tij ndaj një partie të sapo krijuar, duke argumentuar se kryeministrin e “tremb çdo lëkundje që mund të trazojë moçalin e pistë të kryetarokracisë”.

Patozi paralajmëron Ramën se nuk e ka të gjatë në krye të qeverisë duke e akuzuar se I kishte mbështetur të gjitha shpresat tek Lulzim Basha, “sepse tek ai, me sa duket, i ke mbështetur të gjitha shpresat për ta ruajtur të pacënuar këtë sistem të kalbur politik, prej të cilit përfitoni që të dy. Natyrisht, sot që po flasim, ti shumë më tepë”, shkruan Patozi.

Shpëtimi i vetëm për kryeministrin sipas tij, është ti bjerë bilbilit të “Rilindjes” në parlament për të djegur mandatet duke shtuar se është ngjarje e sigurt që të gjithë ushtarët e radhës së parë të listës së tij do të ta ndjekin.

“Takohuni bashkë aty jashtë, se mbase edhe ai, ngaqë nuk duron dot pa ty, është duke hedhur kapsolla dhe kërcënuar se do të ketë përplasje civile më 30 qershor”.

Reagimi i plotë:

NJË KËSHILLË FALAS PËR HALLIN E EDI RAMËS

Nuk kisha fare ndërmend të merresha me ty sot, sepse jemi tërësisht të fokusuar në shpjegimin e projektit tonë të ri politik, si një ofertë që shqiptarët duhet ta kenë për të shpëtuar nga krizat dhe depresioni që i krijon Shqipërisë qeveria jote. Por ti qenke pickuar nga BINDJA DEMOKRATIKE, njësoj si shumë të tjerë, që po rrëmojnë në biografinë e saj vetëm dyditore, duke e sulmuar atë që në bark të nënës.

Sigurisht, që unë nuk befasohem nga ky reagim, sepse e di mirë që ti, më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri, je i trembur nga çdo lëkundje, që mund të trazojë moçalin e pistë të kryetarokracisë.

Së pari, duhet të dish që babai im i vetëm është Hiqmet Patozi dhe unë ndjehem shumë krenar që jam djali i tij. Në kontekstin që me je referuar mua, ti i bie që të jesh biri i Enverit dhe, në fakt, është e provuar se nuk ke lënë gjë pa bërë që t’i ngjash. Madje mund të them me bindje (edhe demokratike, po të duash) se po të lamë të qëndrosh për shumë kohë në atë karrike, ke mundësi edhe që t’ia kalosh. Por ti mos u gëzo kot, se kjo nuk ka për të ndodhur.

Unë e kuptoj që ti je i mërzitur nga që të ka ikur nga sytë gjysma jote më e mirë, me të cilin gatuat pazarin e shpifur të 18 majit. Sepse tek ai, me sa duket, i ke mbështetur të gjitha shpresat për ta ruajtur të pacënuar këtë sistem të kalbur politik, prej të cilit përfitoni që të dy. Natyrisht, sot që po flasim, ti shumë më tepër.

Por unë besoj se ti e ke një mundësi që të shpëtosh nga kjo mungesë përvëluese.Bjeri edhe ti bilbilit të “Rilindjes” në parlament për të djegur mandatet dhe është ngjarje e sigurt që të gjithë ushtarët e radhës së parë të listës tënde do të të ndjekin. Takohuni bashkë aty jashtë, se mbase edhe ai, ngaqë nuk duron dot pa ty, është duke hedhur kapsolla dhe kërcënuar se do të ketë përplasje  civile më 30 qershor.

Kushedi, ata që do vijnë pas rilindasve të djegur mund të jenë edhe më të përgjegjshëm, se që janë më pak të korruptuar, kjo nuk ka nevojë për debat. Po pate ndonjë merak se mos ta dredhin, lër si dezhurn vetëm Damianin dhe emëroje rebel ose të pabindur, që të mos kuptohet.

Me këtë rast, një rrugë e dy punë, edhe ju gjeni njëri-tjetrin të djegur e të përmalluar, si në baladat e rinjohjes, por edhe Shqipëria shpëton një herë e mirë prej jush.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Astrit PatoziBINDJA DEMOKRATIKEedi ramareplika
Pas

Rama, ‘fakiri’ dhe strategjia “5 vjet burg!”

Para

Përfundon takimi i partive opozitare me ambasadorin e BE, Mediu: Thirrje Presidentit për organizimin e një tryeze

Para
Përfundon takimi i partive opozitare me ambasadorin e BE, Mediu: Thirrje Presidentit për organizimin e një tryeze

Përfundon takimi i partive opozitare me ambasadorin e BE, Mediu: Thirrje Presidentit për organizimin e një tryeze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rreziku për jetën në Tokë vjen nga Venusi, mbi 20 asteroidë drejt nesh

Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia jep detaje. 30-vjeçari me plagë në kokë transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Pjesë e trafikut të drogës në Finlandë, mes 9 të arrestuarve Dorjan Luzaj dhe Geraldo Seferaj (Emrat e të pandehurve)

Emigrantët/ Kryeministri i Sllovakisë vlerëson Melonin: Po zgjidhjeve si modeli i Shqipërisë, mbështetje e plotë për vendet e sigurta

Policia franceze arreston tre serbë: dyshohet se me urdhër të Rusisë përlyen me ngjyrë disa objekte hebraike në Paris

”Copernicus”: Tymi nga zjarret në pyjet kanadeze mbërrin në Evropë

Përmbyset autobusi në Meksikë, 11 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Ushtarët Amerikanë stërvitje të përbashkët me Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës në Bizë

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.