Patriarku rus Kirill prej ditës së djeshme ndodhet në Shqipëri për një vizitë dy ditore.
Pritja e parë atij i është bërë në Kishën Ortodokse nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Sot patriaku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, ka zhvilluar një takim dhe me kreun e shtetit Ilir Meta.
Fotoja është bërë publike nga zyra e shtypit të presidenti ku shihet se Kirill është në krah të Metës dhe Kryepeshkopit Jalunalatos.
Pjesë e vizitës në Shqipëri, janë edhe takimet me krerët më të lartë të shtetit.
Kirill do të qëndrojë në Shqipëri dy ditë, ku do të takohet edhe me krerët e shtetit shqiptar, Presidenti Ilir Meta dhe Kryeministri Edi Rama.