Patriku i Kishës Ortodokse, Partiku Irinej e ka komentuar iniciativën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç për dialog të brendshëm në lidhje me Kosovën.
Ai u shpreh se kisha ortodokse serbe beson se Vuçiçi do ta bëjë zgjidhjen më të mirë.
“Unë besoj që kisha dhe populli mendojnë njëjtë sikur Vuçiç”, tha Patriku Irinej për Vecernji Novosti.
Tutje ai ka thënë se shteti i Serbisë do të mbështetet te Rusia, në mënyrë që të “mos e humbim atë që gjithmonë ka qenë e jonja”, duke aluduar në Kosovën. Tragjedia jonë dhe problemi është se njerëzit nuk po kthehen. Zgjidhja e parë dhe detyra më e madhe është që të rimarrim sa më shumë njerëz që janë zhvendosur nga Kosova”, ka thënë patriku i Kishës Ortodokse.
Patriku Irinej njihet për deklaratat e tij nacionaliste serbe kundër Kosovë.
(S.SH/Shuplaka)