Bashkim Peçi, kushëriri i Kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçit, i ka nisur një mesazh në “Facebook”, gazetares Mimoza Koçiu. Kushëriri Peçi i shkruan gazetares një mesazh duke i kërkuar shpjegime për satirën që ajo përdor te emisioni ‘Disco-lajme”.
Ndër të tjera në këtë emision ka qenë pjesë e rubrikës edhe Tërmet Peçi, kreu i Bashkisë së Tepelenës që mesa duket satira e përdorur aty ka shqetësuar edhe kushëririn, Bashkim Peçin. Peçi i shkruan gazetares duke e pyetur nëse ka ndjenja dhe logjikë për atë që po bën dhe për mënyrën sesi po e trajton kreun e bashkisë.
Por kaq ka mjaftuar që gazetarja të publikojë mesazhin duke e përcjellë me nota humori. “Ja një material bio për Discolajme. Këta qenkan publicitare si fis. Paskan probleme serioze të të kuptuarit. “, shprehet gazetarja. (J.V/Shuplaka)