Mbrëmjen e së shtunës, Laçi u trondit nga një ngjarje kriminale ku për pasojë nga një atentat mbetën të vdekur dy persona.
4 persona me uniforma policie, hyn hotel A&A dhe ekzekutuan biznesmenin Paulin (Gjergji) Marku dhe 37-vjeçarin Bujar (Hasani) Lika.
Burime nga grupi hetimit bëjnë të ditur se ekzekutorët derdhën dhjetëra plumba blindshpuese mbi 2 biznesmenët.
Paulin Gjergji Marku, personi në foton e mëposhtme, u plagos rëndë. 53-vjeçari humbi jetën, më vonë në spitalin e Traumës, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Ai kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. E kaluara e tij dhe përplasjet me grupet kriminale, janë gjithashtu një pistë që po hetohen me qëllim zbardhjen e atentatit të mirë organizuar.
Ai njihej më së shumti si pronari i ish-bar Nikolinos në Tiranë, që u shkatërrua vite më parë. Gjergji zotëron disa kompania si “Antoni Neë-York”, “Intertronic” apo “Petro Gaz Albania-n”.
Hetuesit konfirmuan faktin se janë duke hetuar edhe lidhjet e tij të biznesit me Maltën, si dhe disa konflikte për një pronë në një nga zonat e njohura në Tiranë.(M.Q/Faxweb.al)