Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar detaje që nuk diheshin për jetën e biznesmenit Paulin Marku (Gjergji).
Hoxha ka zbuluar se Marku ka qënë një nga investitorët më në zë në Tiranë, ndërkohë që ka shtuar se shumë vite më parë ka raportuar për një gjyq që ai kishte fituar ndaj Ambasadës Amerikane në Shqipëri
për një pronë.
“Janë ngjarje me vijim. Është vazhdimi i një historie dhe jo fundi. Njëri prej tyre është biznesmen i njohur, Paulin Marku. Që në kohën e Parkut Rinia të famshëm. Një nga lokalet e njohura ka qënë Nikolino dhe përveç kësaj është marrë edhe me pasuri të patundshme, ndërtim. Ka bare, restorante, klube nate. U fuqizua shumë dhe u bë pjesë e lojrave të fatit. U çudita që ishte pjesë e atentatit. Kam raportuar një gjyq që ai ka pasur me ambasadën amerikane dhe ka fituar. Ka fituar procesin në gjykatë. Nuk janë vrasës amatorë. S’kemi ende një makinë të djegur, gjë që e bën më të vështirë zbulimin e autorëve,”-tha Hoxha.
Gazetari Artan Hoxha dha detaje për vrásjen e dyfishtë në Kurbin. Paulin Marku (Gjergji) dhe Bujar Lika mbetën viktíma të atèntatit.
Gazetari thekson se kjo ngjarje është vazhdim i ngjarjeve të mëparshme. Hoxha tha se atèntatorët kanë qenë të veshur me uniforma të forcave speciale.
“Ngjarja që ka ndodhur në Kurbin është e rèndë. Jo thjeshtë për bilancin, me dy vikt íma dhe një të plágosur, por për më tepër është një ngjarje me përmasa të fríkshme për pasojat që sjell. Janë ngjarje me vazhdim dhe ky është problèmi. Nuk është se ndodhi sot dhe mbaroi, o është vazhdimi i një seriali. Kjo është vazhdim i një histori dhe nuk është fundi. Pas kësaj ngjarje duhet të jemi vigjilentë.
Një nga personazhet, për shkak edhe të kësaj, por njëri prej tyre është biznesmen i njohur, Paulin Marku, se është dhenë me mbiemrin Gjergji. Përveç kësaj ka qenë një biznesmen që është marrë me ndërtim. Ka ndërtuar edhe në bllok. Pastaj u fuqizua dhe u bë pjesë edhe e lojrave të fatit. Kisha kohë që nuk e kisha hasur dhe u çudita kur ky ishte bërë pjesë e një atèntati”, tha gazetari ku më pas vijoi duke treguar se si vepruan autoret e ngjarjes.
“Aktualisht hètimin e ka marrë në dorë prokurorin. Hètimi ka shumë pista. Ka dy elementë që janë problèmatikë dhe ngjall edhe vëmendjen, por që krijoi edhe problèmatikën për vijimësinë e kësaj ngjarje.
Kemi një grup áutorësh që veprojnë si komando. Nuk janë vrásës amatorë. Ne ende nuk kemi atë makinë e djègur që është djègur. Fakti që ky grup ka hyrë në ngjarje më këtë lloj organizmi, nuk është hera e parë që përdoret veshja e forcave speciale”, tha gazetari në Abcnews