Paulin Ndreu i përgjigjet akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe opozitarëve të tjerë, në lidhje me rolin e tij në çështjen Tahiri.
Sipas denoncimit bërë dje nga ana e Berishës thuhej se Paulin Ndreu, vëllai i deputetit socialist Pjerin Ndreu kishte ardhur në krye të portit pa asnjë lloj kriteri. Po ashtu përmendet edhe auditi i KLSH-së që e gjeti Ndreun në shkelje, raport që më pas u përgënjeshtrua.
Ndreu thotë se ai është zgjedhur në sajë të meritave dhe jo lidhjeve me politikë, dhe ka shpërthyer në akuza ndaj Berishës dhe Bashës.
REAGIMI I PLOTË:
Saliu pardje ,Luli dje dhe prape sot Saliu shpifin… Sali po merresh prape me familjen time dhe me mua. Nuk eshte hera e pare qe une dhe familje ime sulmohemi me shpifje. Jemi mesuar me balte prej vitesh por jemi ketu sepse nuk jemi si ti. Po sqaroj miqte dhe jo ty Sali , se nje si ti qe i ka lyer duart me gjak, ka hedh ne here femije ne Gerdec, apo shperndau arme ne 97’ nje qe i ka sjelle aq tragjedi kombit shqiptar, nje plak qe ka rrjedh nuk meriton te sqarohet. As Luli nuk meriton te sqarohet sepse ne nje status me 10 rrjeshta shpif per 3 gjera njeheresh.
Nuk vlen – Tentuan qe para zgjedhjeve te me krijonin nje situate te paqene duke e dizinformuar auditin e KLSH, dhe kur u verteta me dokumeta atehere KLSH e anulloi po vete kerkesen. Prova poshte -Nuk kam asnje lidhje me patentat dhe as nuk kam dhene as nuk kam nxitur njeri sepse kapiteneria e porteve nuk ka lidhje me patentat dhe dhenien e tyre. Jam i qete sepse eshte shpifje politike.
-Jam krenar sepse as une po as familja ime dhe as ne fisin tim nuk kemi asnje qe eshte marre me trafiqe dhe as me asnje veprimtari kriminale dhe per kete i sfidoj te gjithe se integriteti i imi dhe i familjes eshte i larte dhe nuk ka shpifje qe e cenon. -Shpifet edhe per marrjet apo largimet nga puna sepse te gjjthe kane kaluar ne testime dhe me kritere profesionale shume korrekte, ndersa Leonard Xhaxho nuk ka fituar nga neglizhenca e tij sepse ka qendruar ne provim vetem 5 min dhe ka dale jashte me deshiren e tij.
Sali e kuptoj se dikujt i ka dhimb pse nuk u moren me juridik apo me agronomi por u moren vetem me akademi marine dhe ing navale dhe kritere profesionale. Po sqaroj se perberja politike e drejtorise detare eshte 65% PD, 35%LSI dhe vetem 5% PS. Nga 4 drejtuesit kryesore te drejtorise detare 2 jane LSI, 1 PD dhe 1 PS vetem une. Nuk e kuptoj pse shpifin Saliu e Luli. Mua nuk me ka sjelle Sajmir Tahiri ne ate post por formimi im profesional pasi kam mbaruar akademine e marines dhe kam konkuruar ne konkurs kombetar per TND trupe e nivelit larte drejtues dhe kam fituar me komision te pavarur. -E kuptoj se jane ngritur ne kembe te gjithe flangat e vjetra dhe te reja te PD e krimi organizuar dhe duan te me bejne pis me cdo kusht me lloj lloj marifetesh e konjukturash me te vetmen arsye se ju dhemb humbja e privilegjeve 7-8 vjecare te cilat moren fund me 25 qershor dhe te gjithe do pergjigjen per vjedhjet e plackitjet qe kane bere ne keto vite. I provuat te gjjtha, KLSH,Precedim disiplinor ne DAP, prokurori dhe asgje nuk nxoret.
-Keta qe jane mesuar te zvarriten si kermilli ne jete shpifin me digital e me ca mundin qe te kene mundesi te shqyejne nga tepsia ndaj ju dhemb cdo e re dhe cdo person dhe duan me cdo kusht qe drejtorine detare te lene si para 8 vjetesh, kur kjo drejtori dhe kjo kapitenri per here te pare pas 100 vjetesh u shtua me organike te re me kerkesen time dhe kembenguljen time. Nqs del qofte edhe nje njeri i vetem te cilit une i kam bere presion apo gjoba qofte edhe 1 lek atehere une ik por me shpifje nga krimi nuk e bej.
Perfundimisht SALI , nqs do kisha mbjelle vdekje, nqs do kisha vrare e prere atehere kishe te drejte por ti kriminel i rrjedhur bashke me ata qe jane te Drejtoria Detare dhe qe hedhin gurin e shpifin dhe qe se shpejti do i tregoj me ze e me figure se kush jane dhe ca perfaqesojne nuk me beni dot pjese e krimeve, nuk me beni pis dhe nuk me cenoni integritetin tim dhe te familjes time sepse qendrojne shume shume lart. Miq ndjese por balata dhe llumi duan pergjigje.
(E.K/FAXWEB)