Presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri Albin Kurti bashkë me presidentin e e vednit tonë Bajram Begaj sot shkuan për homazhe në Prekaz, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në 15 vjetorin e Pavarësisë.
Bashkë me ta ishin edhe shumë pjesëtarë të kabinetit qeveritar, krerë opozitarë, si dhe qytetarë të shumtë që shkuan për të nderuar sakrificën e Jasharëve në Ditën e Pavarësisë.