Përfaqësuesit e Kairat Alimatit janë shfaqur tepër optimist madje arrogantë dje në konferencën e shtypit para ndeshjes me Skënderbeun, e vlefshme për Europa League.
Ata madje kanë ironizuar në përgjigjet e tyre pas pyetjeve të gazetarëve.
Trajneri Chadaxe është prezantuar bashkë me përkthyesin shqiptar dhe sulmuesin Gohu në sallë. Përkthyesi ka bërë të ditur se trajneri gjeorgjian e kishte porositur sulmuesin Gohu të kishte kujdes, pasi do të provokohej. I pyetur pse bënte këtë gjë, trajneri u përgjigj: “Po na provokoni” Këtu nisi edhe acarimi në sallë, me shumë debat dhe pak përgjigje. Trajneri dhe futbollisti i Kairatit u shfaqën shumë mendjemëdhenj në ato pak përgjigje, ku thanë se nuk e diskutonin aspak kualifikimin. Deri në fund trajneri Chadaxe ka bërë ironi. Në fund ka thënë: “Do ta shikoni kush është Kairati.”
Ish-trajneri i Gjeorgjisë, që dy vite më parë mundej 3-1 nga Shqipëria, është shprehur se Kairati i tij nuk e llogarit kualifikimin, pavarësisht barazimit 1-1 na Almati.
“Para ndeshjes së parë, e dija nivelin tuaj dhe kishim respekt për Skënderbeun. Mendoj se nesër (sot) do të zgjidhet gjithçka, pasi nuk e diskutojmë kualifikimin. (B.H/Shuplaka)
Discussion about this post