Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka inspektuar së fundmi punimet e bashkisë në njësinë nr. 5 në kryeqytet. Gjatë inspektimit tek zona e “Pallatit me Shigjeta”, ai bëri edhe një premtim për qytetarët e Tiranës.
Veliaj garantoi se pavarësisht situatës politike në vend, pavarësisht fushatave elektorale apo pushimeve verore, puna e bashkisë nuk do të ndalet.
“Dua t’ju falenderoj, sidomos agjencitë e bashkisë, të cilat pavarësisht se është fushatë apo se do të vijnë pushimet e verës, në Tiranë do të punohet njësoj çdo ditë. Kjo do të thotë që edhe sot, edhe në datën 18 qershor, edhe kur njerëzit të ikin me pushime.
Bashkia do jetë në punë, që kur ata të kthehen në shtator, t’i gjejnë të përfunduara të gjitha punët që kanë nisur dhe sigurisht të gjejnë një Tiranë shumë më dinjitoze se ajo që lamë para pushimeve”, u shpreh Veliaj.
(XH.A/SHUPLAKA)