Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë sot vendimin për ankimimin e Partisë Aleanca Popullore për pavlefshmëri të listave të kandidatëve.
Kolegji e shtyhu për ditën e sotme mbledhjen, ku është kërkuar edhe pranina e të gjitha partive politike që janë regjistruar në KQZ në proces, si palë interesi.
Theksojmë që pas shtyrjes që iu bë seancës, vetëm një ditë pasi kryeministri Edi Rama dhe lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha lidhën një marrëveshje, ndërsa data e zgjedhjeve u caktua më 25 qershor.
Po kështu një ky ankimim në Kolegj u bë edhe nga PAA para se të vendosej 25 qershori si datë zgjedhjes, kur ende nuk ishte arrtiur marrëveshja mes Bashës dhe Ramës. Por pas vendosjes së marrëveshjes PAA-ja tërhoqi ankimin e saj. (J.V/SHUPLAKA)