Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar gjatë një deklarate për media, mbi arritjen e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
Basha u shpreh se duan të krijojnë një ‘pazar të fëlliqur’, ndërkohë që u shpreh se ka qenë në tenxhere të presionit që prej fillimit.
“Një pazar të fëlliqur duan të krijojnë, me parullën o unë o asgjë. E kam fjalën për pazarin e turpshëm të 48 orëve të fundit, por ka qenë në tenxheren me presion që prej fillimit. Janë të gatshëm të bëjnë pazare me njërin tjetrin dhe është Pazar i pastër në radhë të parë të interesave të Edi Ramës.
Politikisht është një pakicë, sepse populli nuk e do, së dyti për interesat e Sali Berishës dhe disa vulëhumburve që sic erdhën ashtu po ikin, që u janë ngjitur sytë , veshët stomaku dhe të prapmet pas karrigeve.
5 muaj i ashtuquajturi revolucion prodhoi…Rama kaloi çfarë i deshtë qejfi. Në vend që të flasin i ranë bilbilave. Nga 8 komisione në 2, dhe njëra prej tyre SPAK komunikon akuzat. U shit revolucioni.”, tha Basha.