Partia Demokratike ka reaguar përmes së një deklarate të deputetes Albana Vokshi në lidhje me skemën e re të ndihmës ekonomike ku shumë familjeve u është hequr emri nga skema në mënyrë jo transparente.
Vokshi tha se PD kërkon menjëherë që të pezullohet ky vendim dhe të bëhet transparencë në lidhje me kriteret për ndihmën ekonomike.
Ajo deklaroi se janë rreth 20 mijë familje që janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, ndërsa shprehu shqetësim se kjo skemë abuzive mund të përdore në zgjedhje për të blerë vota.
“Ministrja e Çështjeve Civile dhe Shendetësore sot qëllimshëm nuk u tregoi shqiptarëve pse ka hequr nga skema e ndihmës konomike mbi 20 mije familje. 4 shembujt ministres nuk mbulojnë dot mashtrimin me skemën, sot dështoi të trehonte se pse skema për 5 vite me radhë dështoi, dhe pse familje që vuajn nga varfëria janë përjashtuar.
Në Kamëz nuk dinte asnjë familje pse janë hequr nga skema e ndihmë ekonomike. Kjo është lista e familjeve të vetëm një bashkie, bashkisë Kamëz, që pavarësisht se kanë aplikuar janë hequr nga skema e ndihmës ekonomike, ministrja nuk tregoi pse mijëra familje nuk marrin ndihmë ekonomike. Janë hequr nga skema rreth 20 mijë familje në mënyrë abuzive vetëm në janar në mungesë transparence. Qeveria ka ndërtuar një sistem abuziv që ne dyshojmë se do ta pëdoret gjatë zgjedhjeve për të blerë votën, PD kërkon shfuqimin e menjëhershëm të vendimit të qeverisë, kërkon të bëhet transparencë për kriteret dhe beson se pezullimi i skemës është hapi I duhur”, tha ajo. (B.H/Faxweb)