23:10 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Tenderi i AKSHI-t fiktiv, është paracaktuar fituesi” PD nxjerr dokumentet: 1 mld lekë për një sistem që ekziston që prej 2013-ës

14:25 | 28/08/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Skandali me numërimin në Elbasan”, denoncon ish-deputeti: Kandidati i PS fitues me fitues me 2861 vota më shumë se votues

Pas lajmit se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka hapur një tender të ri për blerje shërbimi automatizimi dhe monitorimi të aktivitetit për inspektorët tatimore, ka reaguar edhe Partia Demokratike.

Ish-deputeti i PD, Endri Hasa thotë se tenderi i AKSHI-t me vlerë 1 mld lekë është fiktiv, pasi fituesi është paracaktuar.

Sipas Hasës duhet të vihen para përgjigjësisë të gjithë personat e përfshirë në këtë çështje, që sipas PD është vjedhje e pastër e shqiptarëve.

“Në tenderin e hapur nga AKSHI kanë marr pjesë vetëm dy kompani dhe Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën afër fondit limit 1 miliardë lekë. Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë. Nëpërmjet kësaj vjedhje të pastër, 1 miliardë lekë të taksave të shqiptarëve do ti paguhen Iva Elektronik dhe Image & Communication për një sistem të monitorimit të inspektorëve, i cili rezulton se është në fakt ekzistues, dhe i ndërtuar prej vitit 2013”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e PD.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENDRI HASA

Ndërkohë që vendi është në krizë dhe shqiptarët nuk po ushqejnë dot familjet, AKSHI ka gatuar vjedhjen e radhës së taksave të shqiptarëve.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka vendosur të zhvillojë një tender fiktiv prej 1 miliardë lekësh, duke paracaktuar fituesin.

Në tenderin e hapur nga AKSHI kanë marr pjesë vetëm dy kompani dhe Kompania e parë Integrated Security Solution nuk ka paraqitur ofertë ekonomike, ndërsa Kompania e dytë Bashkimi i operatorëve ekonomik ‘Iva Elektronik’ dhe ‘Image & communications Development’ ka paraqitur ofertën afër fondit limit 1 miliardë lekë. Qartësisht, fituesi është paracaktuar, sepse nga 2 kompanitë që kanë marrë pjesë, vetëm njëra prej tyre ka paraqitur ofertë.

Nëpërmjet kësaj vjedhje të pastër, 1 miliardë lekë të taksave të shqiptarëve do ti paguhen Iva Elektronik dhe Image & Communication për një sistem të monitorimit të inspektorëve, i cili rezultin se është në fakt ekzistues, dhe i ndërtuar prej vitit 2013.

Kompania në fjalë, vetëm për një muaj e gjysmë, nga 6 korriku 2020 deri sot, ka marrë 2.5 miliard lekë tendera nga AKSHI. Të gjitha afër fondit limit dhe pa konkurencë.

Në një kohë që bizneset mbyllen se s’kanë mbështetje dhe qytetarët mbeten pa punë se vendet e punës shkurtohen, qeveria Rama ju grabit shqiptarëve përmes kësaj kompanie edhe 10 milion lekë në ditë para nga taksat e tyre për dy vite me radhë.

Qytetaret janë në vështirësi ekonomike, pandemia ka mbërthyer vendin, por motivi i vetëm i qeverisë Rama është vjedhja pa ndalim. Abuzimet dhe tenderat korruptive nuk rreshtin asnjë ditë!

Hetimi dhe vënia para përgjegjësisë penale e çdokujt të përfshirë në këtë vjedhje të pastër të parave të shqiptarëve duhet të jetë përparësi absolute e SPAK dhe organeve të drejtësisë.

Për të ndihmuar biznesin e ndershëm dhe për eliminuar korrupsionin ka vetëm një zgjidhje: largimi i Edi Ramës dhe regjimit të tij te korruptuar dhe grabitqar.

Etiketa: endri hasa
Pas

Familjarët rríhen kèq me njëri-tjetrin, me thonj me dërrasa kokës, pasi njëra motër e bllokoi tjetrën në Facebook

Para

Sezoni i ri futbollistik në vend, flet Ilir Shulku për Fax News: Do të shohim një javë të bukur, çfarë do të bëjmë nëse nuk na ndihmon qeveria

Para
Sezoni i ri futbollistik në vend, flet Ilir Shulku për Fax News:  Do të shohim një javë të bukur, çfarë do të bëjmë nëse nuk na ndihmon qeveria

Sezoni i ri futbollistik në vend, flet Ilir Shulku për Fax News: Do të shohim një javë të bukur, çfarë do të bëjmë nëse nuk na ndihmon qeveria

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.