02:39 | 01/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD akuza qeverisë për investimet në shkolla pas dëmtimit nga tërmeti: 700 fëmijë në Bubq e Pezë kilometra të tërë për të ndjekur mësimin, qeveria nuk ka asnjë plan

12:09 | 29/12/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD akuza qeverisë për investimet në shkolla pas dëmtimit nga tërmeti: 700 fëmijë në Bubq e Pezë kilometra të tërë për të ndjekur mësimin, qeveria nuk ka asnjë plan

Partia Demokratike denoncoi në fundjavë qeverinë se po braktis shkollat e shembura nga tërmeti në zonat rurale.

“Tërmeti i 26 Nëntorit, përveç vjedhjeve dhe abuzimit me fondet për rikonstruksionin e disa shkollave, ka nxjerrë në pah edhe e braktisjen nga qeveria të shkollave në zonat rurale.

Përfaqësuesit e PD, Çlirim Gjata, Astrit Veliaj dhe Flamur Hoxha sollën në vemendje dy shkolla të tjera që janë në listën e objekteve të shembura dhe të caktuara për shembje, përkatësisht shkolla e mesme e bashkuar në Bubq dhe ajo në Pezë.

Të dyja shkollat kanë rreth 700 nxënës, por për rikonstruksionin e tyre nuk është kujdesur askush, duke i lënë të rrënohen me kalimin e kohës dhe të dëmtohen plotësisht nga tërmeti, i cili,  për fat të mirë nuk ra në kohën e mësimit të fëmijëve.

Tani, 700 fëmijë detyrohen të shkojnë shumë larg për të ndjekur shkollën, ndërsa qeveria, 5 javë pas tërmetit, nuk ka bërë ende publik një plan për rindërtimin e tyre,” thuhet në deklaratën e PD.

Çlirim Gjata, Sekretar për Çështjet Ligjore, deklaroi në Bubq: “Jemi tek shkolla e mesme e bashkuar e Bubqit, ku ka 280 nxënës nga mosha 6-18 vjeç. Në këtë shkollë nuk është bërë asnjë investim, asnjë rikonstruksion. Shkolla është shembur, është jofsunkionale dhe e kanë shembur pa pritur hetimet”.

“Ngutja për të zhdukur gjurmët si në Thumanë, rasti që është zhdukur gjithçka këtu, nuk kemi asnjë interesim, megjithëse është shkollë e mesme e bashkuar me 280 nxënës. Këta fëmijë i ka shpëtuar Zoti në një lloj kuptimi.

Me qindra fëmijë kanë qenë në rrezik në një katastrofë humanitare, po të kishte ndodhur ditën. A duhet bërë një hetim? Me qindra mijëra euro janë bërë në rikonstruksione dhe nuk ka asnjë hetim deri tani, ose asnjë masë nuk është marrë dhe janë lënë në mëshirë të Zotit”.

Kurse Astrit Veliaj, ish-deputet i PD, deklaroi në Pezë Helmës:

“U bënë 31 ditë që qeveria nuk po hedh sytë nga kjo shkollë ku 400 nxënës bëjnë shkollën në Vaqarr, larg familjeve të tyre. Detyrohen të zgjohen më herët dhe të vijnë edhe më vonë nga shkolla. Me sa shohim, kjo qeveri nuk e ka me prioritet arsimin, nuk e ka zhvillimin e vendit. Çdo komb i qytetëruar në botë ka prioritet arsimin, me sa shohim këtu, me këtë qeveri prioritet janë oligarkët të cilëve nuk ua heq ato 150 mln euro e të investojë në shkolla”.

Pas

Tentoi të shpëtonte nga zjarri dy vajzat e tij të vogla, babai humb jetën tragjikisht së bashku me fëmijët

Para

“Shteti është gabim në çdo gjë!”, Blendi Fevziu flet për tërmetin e 26 nëntorit

Para
Blendi Fevziu me libër të ri, këtë herë vjen në bashkëpunim me një gazetar

"Shteti është gabim në çdo gjë!", Blendi Fevziu flet për tërmetin e 26 nëntorit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Turqia mirëpret hapat e ndërmarrë për njohjen e shtetit palestinez

Pas Francës, Britanisë dhe Kanadasë/ Portugalia shqyrton njohjen e shtetit të Palestinës

Rubio hedh poshtë planet e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Kanadasë për të njohur shtetin palestinez: Pa miratimin e Izraelit s’do të ketë…

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.