03:27 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PD akuza të forta: Rama nuk e arreston Tahirin, peng i dosjes “Xibraka”

15:47 | 07/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD akuza të forta: Rama nuk e arreston Tahirin, peng i dosjes “Xibraka”

Partia Demokratike me anë të deputetit Flamur Noka, ka hedhur sot akuza të forta në drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Në një konferencë për mediat nga selia blu, Noka tha se Tahiri po “shëtit” i lirë nëpër Tiranë, për shkak të ‘shantazhit’ që po i bëhet Kryeministrit Rama me dosjen “Xibraka”.

Reagimi i plotë:

Sot është dita e katërt që Saimir Tahiri shëtit i lirë rrugëve të Tiranës dhe nuk arrestohet nga drejtësia e Edi Ramës edhe pse zyrtarisht është pa imunitet.

Mosarrestimi i Saimir Tahirit është dëshmia se ish Ministrit të Brendshëm, trafikant droge, nuk i duhej imuniteti parlamentar, përsa kohë ai ka mbrojtjen politike të kryeministrit.

Fakti se asgjë nuk ka ndryshuar, pavarësisht se Tahiri është pa imunitet, është dëshmia e pazarit Rama-Tahiri për të mbyllur dosjen e ish Ministrit të Brendshëm.

Pazari Rama – Tahiri është pazari për të mbuluar se:

• Edi Rama është arkitekti i kanabizimit të vendit, projekt të cilin e përdori për të blerë zgjedhjet nëpërmjet krimit dhe drogës.

• Edi Rama është peng i krimit të organizuar dhe Saimir Tahiri ka provat e lidhjes së Ramës me çdo grup të pushtetëshëm kriminal në Shqipëri.

• Edi Rama është peng i dosjes kokaina të Xibrakës, ku është i përfshirë vëllai i tij, dhe Saimir Tahiri disponon provat që lidhin Olsi Ramën me trafikun e kokainës.

Janë këto dosje të rënda që detyruan Edi Ramën të zhbëjë reformën në drejtësi dhe të marrë nën kontroll të plotë prokurorinë. Megjithatë, Komisioni hetimor parlamentar do të bëjë gjithçka që të provojë se Edi Rama lejoi kanabizimin e vendit për të blerë zgjedhjet dhe se vendi I Edi Ramës është bashkë me Saimirin Tahirin…në burgun 313.

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Menjeherë pas betimit për herë të katërt si President, ja kë nominon Putin për postin e kryeministrit 

Para

Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Para
Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Sekuestrohen 600 mijë euro, dy norvegjezët po pastronin paratë në Shqipëri

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tërmet me magnitudë 3.4 godet Fushë-Krujën, ndjehet edhe në Tiranë

Aksident në aksin Fier–Cakran, përplasen dy automjete/ tre të lënduar

25 vite Avokati i Popullit/ Spiropali: Kuvendi i angazhuar për të mos lënë asnjë raport në harresë

25-vjetori i Avokatit të Popullit, Ballanca: Mbrojtja e të drejtave është përgjegjësi e përbashkët

Kancelari gjerman: Gjermania do të paguajë pjesën e saj për mbrojtjen e Evropës

Izraeli heq kufizimet dhe rikthen aktivitetin e plotë në gjithë vendin

Pezeshkian: Të drejtat legjitime të Iranit nuk do të kompromentohen, dialog i hapur

Të paktën 40 viktima në Gaza pas arritjes së armëpushimit Iran-Izrael, njoftojnë mjekët

Fluturimet ndërkombëtare rikthehen pjesërisht në hapësirën ajrore të Iranit

Presidenti i Iranit: Jemi të gatshëm për negociata, por jo për kushte të imponuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.