07:03 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

PD akùzon hapjen e shkollave: Akt kríminal, a do mbajnë përgjegjësi Rama dhe Shahini

17:45 | 01/05/2020
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
PD akùzon hapjen e shkollave: Akt kríminal, a do mbajnë përgjegjësi Rama dhe Shahini

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka deklaruar se rikthimi i mësimit në universitete është akt kríminal që rrezikon jetën e studentëve dhe pedagogëve.

Në deklaratën e tij, bëri thirrje që të anulohet vendimi përt rihapur dyert e auditoreve me 18 maj. Spaho ngriti pyetjen nëse kryeministri Rama ose ministrja Shahini do të mbajnë përgjegjësi sipas Kodit Penal nëse një student apo pedagog infektohet.

Deklarata e plotë

Fermani i Edi Rames, qe u shpall me gojen e Besa Shahinit, per fillimin e mesimit ne auditoret e Universitetit, eshte ne rastin me te mire i papergjegjeshem dhe ne rastin me te rende, kríminal dhe me pasoja serioze per shendetin e studenteve dhe pedagogeve.

Ai eshte tregues i qarte i menyres se si kjo qeveri po menaxhon kete krize kaq te madhe qe ka perfshire tere globin. Edi Rama nuk ka strategji per daljen nga kriza, ashtu sikurse nuk kishte ne fillimet dhe vazhdimin e saj.

Ai me kokefortesi vepron sipas tekave te tij prej diktatori, pa konsultuar personelin akademik, drejtuesit e Universiteteve dhe studentet.

Hapja e Universiteteve pa marre mendimin e pedagogeve dhe administratoreve te tyre, mbi mundesite qe ata kane per te garantuar distancimin social, mjetet mbrojtese dhe disinfektimin teresor te ambienteve dhe pajisjeve, tregon sa te papergjegjshem jane klika qe na drejton sot dhe sa pak e vene ne pune mendjen dhe sa pak i vret ndergjegja per shendetin e qytetareve dhe rreziqet qe atyre ju kanosen ne javet e muajt e ardhshem.

A do te mbajne pergjegjesi Edi Rama dhe Besa Shahini, ne perputhje me kodin e ri penal qe sapo miratuan, nese edhe nje student apo pedagog i vetem infektohet nga koronavirusi?

Asnje Universitet ne Europe nuk ka deklaruar rithirrjen e studenteve ne auditore. Te gjithe po kalojne ne dhenjen e provimeve online per vitin shkollor ne vazhdim.

Ministria e Arsimit e Shqiperise ne kundershtim me strategjine qe ka ndjekur deri me sot, duke mos garantuar asnje mase per mbrojtjen e pedagogeve dhe studenteve, duke mos ofruar asnje ndihme ndaj Universiteteve, me papergjegjshmeri vendos rihapjen e tyre.

I njejti veprim i papergjegjshem dhe krimínal qe po ndiqet me Universitetet u ndoq me fasonet duke ju lene atyre pergjegjesine e perhapjes se mundshme te epidemise ne ambientet e punes, si dhe shkurtimet e punonjesve nga puna.

Por jo cdo gje behet nga padija, injoranca dhe kokefortesia. Kembengulja per te zhvilluar zgjedhjet per drejtuesit e te gjitha niveleve ne Universitete, tregon qellimin e vertete te kesaj qeverie te paturp.

Pasi vodhèn zgjedhjet e 30 Qershorit, pasi vodhèn zgjedhjet ne Akademine e Shkencave, tani Edi me Besen, duan te vjèdhin zgjedhjet ne te gjithe Universitetet e vendit, me metodan e ujkut ne mjegull, per te emeruar kudo sahanlepiresit e tyre.

I bejme thirrje Edi Rames dhe Basa Shahinit te anullojne vendimin per hapjen e Universiteteve dhe te konsultohen sa me pare me trupen pedagogjike, drejtuesit e universiteteve dhe studentet, per menyren dhe afatet se si do mbyllet ky vit shkollor.

Paralelisht me kete, te anullohet procesi i zgjedhjeve ne Universitete, si nje veprim i papergjegjshem dhe flagrat i shtrirjes se pushtetit monist edhe ne Universitete dhe ti zhvilloje zgjedhjet vetem kur vendi dhe sistemi arsimor te kete hyre ne normalitet.

(A.M/Faxweb.al)

Pas

Gruaja e Ronaldos nuk i lë të qetë fansat, nder rrobat me tánga (FOTO)

Para

Madonna habit me deklaratën: Do dal të bëj xhiro me makinë dhe të marr frymë në ajrin Covid-19

Para
Madonna habit me deklaratën: Do dal të bëj xhiro me makinë dhe të marr frymë në ajrin Covid-19

Madonna habit me deklaratën: Do dal të bëj xhiro me makinë dhe të marr frymë në ajrin Covid-19

Discussion about this post

 



Të Fundit

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

VKM/ Këshilli i Ministrave miraton vendimin për organizimin dhe funksionimin e policimit vullnetar

Katastrofë në Zvicër! Akullnaja “gllabëron” gjithë fshatin

Gonxhja- Biggs, firmoset marrëveshja për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Ekonomisë Kreative

Rekord vizitorësh në maj, Kalaja e Gjirokastrës priti 30 mijë turistë

Rusia e gatshme për paqe? Trump: Do ta zbulojmë nëse po na mashtron…

Udhëtoi për Shqipëri, nëna shqiptare në Gjermani gjobitet se hoqi fëmijët nga shkolla

Tre persona akuzohen në Gjermani për spiunazh dhe komplot për vrasje

Dueli ndaj Serbisë, përgatitjet e Shqipërisë nisin në qetësinë e Durrësit

Zgjerimi i nismave humanitare, Zelensky takohet me pastorin amerikan Graham

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.